AKTUALITET

Akuza për vrasjen e gjyshes, prokuroria: 23 vite për Xhoanën dhe 20 vite të dashurit

13:30 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Xhoana Hila rrezikon 23 vite burg për vrasjen e gjyshes së saj dhe 20 vite burg për të dashurin e saj. Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar këtë masë për të akuzuarit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy vite më parë ku mbesa në bashkëpunim me të dashurin e saj Erando Qatipi vrau të moshuarën Angje Hilën, vetëm për të grabitur disa bizhuteri.

Ngjarja ndodhi në maj të vitit 2015 në Shkodër. 32- vjeçarja rrefeu para trupit gjykues, vrasjen e gjyshes së saj, duke ia faturuar krimin të dashurit. Xhoana pohoi, se gjithçka ndodhi pasi gjyshja e kishte pikasur vjedhjen e parave dhe bizhuterive dhe ka reaguar për ti mbrojtur ato.

Ajo më tej është shprehur se “nuk e mbyta unë gjyshen”. Ne u përpoqëm që të iknim por gjyshja deshi të na ndalonte. Kjo bëri që Eraldo ta kapte gjyshen prej fyti, më pas i vendosi një jastëk në fytyrë për të mos e lënë që të bërtiste. Por kjo i kushtoi jetën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.