EKONOMI

Ish-të përndjekurit, dokumentet për të marrë këstin e shtatë

09:58 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ornela MANJANI




 

– Ministria e Financave publikon listën me dokumentet që duhet të dorëzojnë ish-të përndjekurit e kategorisë parësore për të marrë këstin e shtatë të kompensimit. Ish-të dënuarit mund të verifikojnë online në faqen “e-Albania” nëse është kryer pagesa apo kanë mungesë dokumentacioni.
Hapat e procedurës
Për të përdorur shërbimin, mjafton të regjistroheni si qytetar në portal dhe të përdorni shërbimin me të dhënat personale që janë në mjetin e identifikimit, një numër celulari, si dhe kodin sekret që vendoset nga vetë personi që hyn në faqe për të marrë informacion. Të dhënat mbi dosjen dhe pagesat paraqiten në faqen online menjëherë pasi të plotësohen të gjitha udhëzimet në faqen përkatëse.
Përfituesit
Në listën e përfituesve janë ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji. Përfituesit e këstit të shtatë janë ish-të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës; ish-të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; ish-të dënuarit politikë të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm; ish-të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji; dhe ish-të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.