AKTUALITET

Qendra Kombëtare e Urgjencës, Rama: Më tre prill, shërbim në te gjithë territorin

11:28 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në prezantimin e Qëndrës Kombëtare të Urgjencës Mjeksore.

Rama bëri me dije se në  tre prill është planifikuar futja me orarë të plotë të shërbimit të urgjences në të gjithë territorin.

“Brenda pak ditësh, saktësisht më 3 prill, është planifikuar futja me orar të plotë dhe me fuqi të plotë e këtij shërbimi kombëtar të urgjencës në të gjithë territorin, pasi këto ditë të shfrytëzohen për të bërë të gjithë testimet dhe kolaudimet e nevojshme të një programi ultramodern, i cili garanton thirrjen në kohë reale, përgjigjen në kohë reale, garanton komandë në kohë reale të mjetit më të afërt me vendndodhjen, garanton koordinim të të gjithë mjeteve dhe monitorim të lëvizjes së mejtit në kohë reale”, tha kryeministri Rama.
Nje tjeter risi do te jetë shërbimi i operatorit i cili do të vihët në ndihmë te telefonuesit, operatorët janë të trajtuar dhe mirëinformuar dhe krahas dërgimit të ambulancës në kohë reale jep dhe keshilla per telefonuesin. Gjithashtu do të krijohen dhe regjistri i pacientit.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se shërbimi është i aftë të presë rreth 3500 telefonata në ditë.

Ky sistem i ri do të  sjellë shkurtim drastik të kohës së shërbimit, monitorim elektronik i lëvizjes së mjeteve, raportim në kohë reale i kryerjes së çdo shërbimi urgjence sipas minutazheve të përcaktuara. Dy numra FALAS, 112 dhe 127, do të jenë 24 orë në dispozicion të qytetarëve dhe çdo thirrje do të përpunohet në çast.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.