AKTUALITET

Video/ Vrasja e trefishtë, të gjitha akuzat ndaj Arjan Çelajt

14:13 - 06.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Rikthehet për gjykim një ndër ngjarjet më të bujshme të ndodhur shtatë vite më parë në qytetin bregdetar të Durrësit, autori i krimit të trefishtë ka paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar pafajësinë. Kur kanë kaluar 7 vjet nga ngjarja e rëndë që tronditi qytetin bregdetar (27.01.2010), kur tre persona u vranë, në një lokal në vendin e njohur si Lagjja e Re, (Luan Curri, 17-vjeçari Ani Curri, dhe Edmond Shemsi), autori i vrasjes së trefishtë Arjan Çelaj, asokohe 35-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka paraqitur një kërkesë rekursi pranë Gjykatës së Lartë, me anë të të cilës kërkonë pafajësinë.

Sot është mbajtur seanca e dytë në gjykatën e Durrësit, por vendimi u shty për në seancën e radhës, e cila do të mbahet me datë 21 mars. Çështja po shqyrtohet nga trupi gjykues me relator Petraq Currin, i ndihmuar nga Johana Qeleshi dhe Rexhep Bekteshi. Trupi gjykues mori parasysh kërkesën e organit të akuzës, i cile kërkoi të sillte fakte të tjera që tregojnë fajsinë e autorit. Mbi shtetasin Arjan Çelaj, rëndojnë dy akuza: ajo e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” të kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtjes pa leje”, ku për këtë të fundit Çelaj është dënuar me katër vite burg dhe në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, përfundimisht i pandehuri ka marrë dënimin me burgim të përjetshëm. Avokati i tij mbrojtës thotë se nuk provohet fajësia e të pandehurit, ndaj ky i fundit ka kërkuar pushimin e çështjes.  Rreth orës 22:30 të datës 27.01.2010, në Lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, një person i armatosur, që sipas prokurorisë dyshohet të ketë qenë shtetasi Arjan Çelaj, ka hyrë në ambientet e një lokali, në vendin e njohur si Lagja e Re dhe ka qëlluar me breshëri automatiku. Si pasojë mbetën të vrarë tre persona, ndërsa në lokal në momentin e shkrehjes së armës ndodheshin 9  persona, mes tyre edhe viktimat. Luan Curri dhe nipi i tij, Ani Curri, kanë qenë në një tavolinë, ndërsa shtetasi Edmond Shemsi ka qenë në një tjetër tavolinë duke biseduar me disa të njohur të tij. Sipas Policisë, nga hetimet e atëhershme rezultoi se objektivi ishte Luan Curri, me të cilin autori kishte një konflikt të hershëm. Nëse automatiku i autorit nuk do të ishte bllokuar pas 19 shkrehjeve, mendohet se do të ishin ekzekutuar të gjithë klientët në lokal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.