Kryesore

Rrëfimi i policit (II): Kush ishte “Çibuku”, killeri vetëm 14 vjeç i bandës së Lushnjes

13:21 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në pjesë e dytë të rrëfimit për “Gazeta Shqiptare”, (për pjesën e parë, klikoni këtu) ish-oficeri i lartë i policisë, Bujar Hoxha ka treguar “sekretet” e bandës së Lushnjes dhe konkretisht si vepronte ajo me ‘killerat’ e saj. Vazhdon tregimi i veçantë, themi i veçante sepse zyrtarët e policisë nuk flasin shpesh për detajet e punës së tyre në publik. Megjithatë, kujtimet e tij Hoxha i ka përmbledhur në librin me titull “Krimi dhe antikrimi, historia e bandave kriminale”. Në këtë libër, që po zbardhet sot nga GSH.al Hoxha tregon se si zona ku vepronte Aldo Bare cilësohej si “komisariati nr. 2” i policisë në Lushnje. Mbretërimi i tij në qytet zgjati për gati 10 vjet, deri në vitin 2006 ku u godit dhe koka e bandës. Përpos kronologjisë së ngjarjeve, Hoxha ngre pyetjen interesante se si ka mundësi që një grupim kriminal arriti të veprojë për 10 vjet pa u prekur nga shteti. Ishte pafuqi e autoriteteve apo implikim i strukturave të policisë? Kjo pyetje ndoshta do të mbetet përgjithmonë pa përgjigje.

Më poshtë, rrëfimi i shefit të policisë, Bujar Hoxha për ekzekutimet e njëpasnjëshme që nga Klenti Bano e tek zbulimi i minës me sahat në stadiumin e qytetit.

(pjesa e dytë)

 

KILLERI 14-VJEÇAR

Veprimtaria kriminale e kësaj bande kriminale do të vazhdonte me dy vrasje të tjera, më e bujshmja ajo e datës 04.07.2005, pikërisht ditën e përfundimit të zgjedhjeve parlamentare. Killeri i frikshëm, Leonard Prifti, i njohur si “Çibuku” me porosi të “shefit” do të ekzekutonte në qendër të qytetit, biznesmenin Baki Taullaj dhe njëherësh do të asgjësohej nga persona të panjohur. Po kush ishte “Cibiku”?

Ishte Leonard Prifti, që hyri në jetën mafioze në menyrë të rastësishme. Në vitin 1977, kur ai ishte gati 14 vjec, hyri në Komisariatin numur dy i rekomanduar nga lidhjet e tij shoqërore. Që në momentet e para, “i vogli”, pseudonimi tjetër që i përshtatej me shtatin e tij të shkurtër, do të ndiqte me verbëri rrugën e kriminelit vrasës, saqë cdo urdhër që do të merrte nga “Profesori”. Aldoja, do të zbatohej pa mëdyshje. Ai ishte rritur jetim, në një fshat afër qytetit Lushnje, me një baba njerk dhe disa vëllezër jo të gjakut. Gjyshja do të bëhej nëna dhe babai i tij. I braktisur nga të afërmit, do të zgjidhte vetë rrugën e jetës. Ai e kishte kuptuar vlerën e parasë, prandaj nuk vërdallisej kot nëpër rrugët e qytetit. Nuk e lodhte shumë veten, por punonte me porosi. Që në moshën adoleshente, ai filloi të kryente porositë e Aldo Bares. Pjestarët e bandës bënin kujdes në maredhëniet me Leonardin, i shmangnin acarimet se e dinin që nuk ta bënte të gjatë. Ky ishte i vetmi që nuk thirrej me emër. Ishte nga të vetmit që dinte kur të shfaqej dhe kur të zhdukej. Ai kontrollonte aktivitetet ekonomike të bandës, bingot dhe lojrat e fatit si dhe mbante rregullin dhe qetësinë, tamam si një gangster i lindur në lagjet e Cikagos. Tamam, tamam ai do te ishte “një gangster prej kartoni, një djalosh i lindur për Mafien. Ai ishte gjithmonë i krekosur. Por në të njëjtën kohë, ai po mësonte gjërat që i përkisnin asaj bote dhe nuk kishte në botë adoleshente që aspironin të bëheshin samuraj, apo murgjër Budistë, që e merrnin indoktrinimin dhe përgatitjen e tyre me seriozisht”.

Përvec talentit të tij konspirativ, “Çibuku” ishte gjithashtu një nga njerezit më të frikshëm të botës së krimit. Ai kishte krijuar reputacionin e një vrasësi të dhunshëm dhe të pagabueshëm. Në CV-në e tij kriminale do të shënoheshin me dhjetra vrasje me natyrë mafioze. Arma e tij e preferuar do të ishte edhe pistoleta pa zhurmë, ashtu edhe një automatik skorpions. Me këto armë në brez do të bridhte rrugëve të këtij qyteti sikur të ishte një padron i vërtetë. “Ashtu si Hilli i cili do të kujtonte me nostalgji kohën e kaluar të lidhur me krimin duke u shprehur se, ne moshën 12 vjeçare ambicia ime ishte që të bëhesha gangster. Të bëhesha një Uiseguy (djalë i zgjuar). Të qenurit gangster ishte më mirë se të ishe President i Shteteve të Bashkuara. Të ishe gangster do të thoshte që të kishe botën nën kontroll”.

– Pjesën e parë të rrëfimit të Bujar Hoxhës për ekzekutimin e Tur Dajës, mund ta lexoni KETU.

(Libri libri u botua fillimisht në “Gazetën Shqiptare” në 22 gusht 2008).

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. …dhe kete kriminel te kalibrit evropian e boteror,Edi Rama po e liron nga hekurat…Kjo do te thote se shalgjati eshte ushtari kriminelit dhe e liron qe t’i sherbejne njeri-tjetrit,sidomos ne prag zgjedhjesh;po edhe te tjeret kriminele do t’i nxjerre per te njejtin qellim…

    Përgjigju ↓