Kryesore

“Zgjohet” e bija e Millosheviçit: Si e helmuan babain tim në Hagë, kamerat u fikën

08:30 - 08.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E bija e ish-presidentit jugosllav apo – për të përdorur një konvencion – “kasapit” të Ballkanit, Sllobodan Millosheviç ka deklaruar sot se babain e saj e kanë helmuar në burgun e Hagës. Maria Millosheviç ka dhënë një intervistë për “Kurir”-in serb ku hedh gjithë pretendimet e saj se pse mendon se babain e saj e kanë vrarë dhe nuk ka vdekur nga ataku kardiak, siç është versioni zyrtar.

Sllobodan Millosheviç, njeri përgjegjës për qindëra mijëra viktima në Ballkan ndërroi jetë më 11 mars 2006 kur po gjykohej për genocid e krime lufte.

RREFIMI I MARIES

GSH.al zbardh sot pjesë të intervistës që gruaja e ish-presidentit jugosllav që ndërroi jetë 64-vjeç, dha për gazetën e Beogradit.

“Në natën ndërmjet 10 dhe 11 marsit 2006, të gjitha kamerat në Sheveningen ishin të fikura dhe ky ishte një precedent. Trupi i tij u mbajt qëllimisht nga autoritetet pa ju bërë autopsia. Ai kërkoi leje për tu vizituar në Rusi, në një klinikë të specializuar, sepse ai e parandjente se do t’i ndodhte diçka. Unë besoj se ai po kurohej me një substancë që i dha atij një vdekje të ngadaltë. Ai nuk u besonte mjekëve në ‘Sheveningen’ ndaj donte të kurohej në Rusi”, i tha sot “Kurir”-it, Maria Millosheviç.

 

REAGIMI I KRYEMINISTRIT TE SHQIPERISE PER VDEKJEN E MILLOSHEVIÇIT

Ish-presidenti jugosllav është përgjegjës për vrasjen dhe ekzekutimet e mijëra shqiptarëve pa harruar deportimin e gati 1 milionë të tjerëve nga Kosova. Lajmi se ai ndërroi jetë në qeli, solli lehtësim për familjarët e viktimave të tij anembanë rajonit. Ja si e komentoi, ish-kryeministri Sali Berisha asokohe, vdekjen e Millosheviçit.

“Vdekja në qeli e kasapit të Ballkanit, njeriut që u shkaktoi dramat më të mëdha në historinë e tyre moderne boshnjakëve, shqiptarëve e kroatëve, Sllobodan Milosheviçit, përbën një lehtësim për familjet e qindra mijëra viktimave të barbarisë së tij që me padurim prisnin verdiktin e drejtësisë. Por Zoti i dha verdiktin e merituar”, ishte njoftimi zyrtar në faqen e kryeministrisë në mars 2006.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Vdekja e papritur e Millosheviçit të Serbisë në vitin 2006 ishte një organizim për një qëllim të caktuar:

    1. Gjykata e Hagës nuk ka dënim me vdekje. Kështu që Millosjeviçi i ish Jufosllavosë do të jetonte gjatë në burg, duke shkruar versoonin e tij rreth luftrave ballkanike.

    2. Me vdekjen e tij pushohet çështja penale dhe kështu që Millosheviçi i Serbisë mbatet i padënuar.

    3. Millosheviçi duhej të jetonte:
    a) për tiu nxjerë të palarar agjenturave të cilave ai ju shërbeu me përkushtom
    b) për të hedhur dritë mbi bashkëpunëtorët e tij të cilët e kanë ndihmuar në operacionet fashiste që ai ndërmori në Ballkan gjatë ķohës së tij.
    C) Ndihmësi më besnik në karjerën e tij ka qënë ish Presidenti i Shqipëriaë SALI BERISHA, i cili e furnizonte me karburant nga Mali i zi gjatë embargoa që organizoi NATO.

    Pra ishin shumë shërbëtorë dhe ndihmëstë tij, të cilët për të rruajtut vehten e tyre paguan për eliminimin e tij fizik.
    Jurist
    Janaq Koçi

    Përgjigju ↓