Kryesore

“Të hiqen nga TV filmat e kohës së Enverit”, kërcënohet Agron Tufa: Do ta denoncoj

10:43 - 10.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Propozimi i Agron Tufës për heqjen e filmave të diktaturës nga ekranet, i disa shkrimtarëve dhe i mbështetur nga anëtari i AMA-s, Erald Kapri ka shkaktuar reagime dhe jo vetëm në botën e letrave. Shkrimtari Agron Tufa është kërcënuar, pasi ka deklaruar se do të ndërrmarrë iniciativa konkrete që transmetimi i filmave të soc-realizimit të mos jetë diçka normale, e përditshme, rutinë. “Mbetjet e diktaturës qenkan prekur në kockë”, shkruan ai dhe paralajmëron në një prononcim për “Gazetën Shqiptare”: Do të bëj denoncim, do ta zbuloj kërcënuesin.

Sipas Tufës, e vetmja vlerë ‘që kanë’ këto filma është se mësojnë fëmijën si të bëhet spiun i prindit, se si shokohen marrëdhëniet njerëzore, për çështje parimore a ideologjike”.

Tufa shton se në këta filma, ata që mbrojnë pronën, fenë a shtetin janë personazhe negative. “Nuk e di se çfarë përfitimi mund të ketë shikuesi i sotëm; është një gjë e dëmshme për shëndetin publik”, tha Tufa, e i pyetur se për ç’filma flet konkretisht, saktësoi se bëhet fjalë për “filma artistikë socrealistë me “diversantë”, “reaksionarë” etj. Por edhe për dokumentarë të kohës së PPSH.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.