OPINION

Jetojmë në Shqipëri!

06:25 - 11.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Ing. Fisnik Ziçishti




– Jemi futur në muajt e pranverës dhe për pak plazhi do fillojë, emigrantët do kthehen në Shqipëri si dallëndyshet nga shtegtimi i largët. Fluksi i trafikut në rrugë do shtohet dita-ditës. Këtë vit shpresojmë të mos lexojmë titujt e gazetave, ku të shkruhet se shkaku vdekjeprurës ishte mungesa e infrastrukturës, shpejtësia e tepruar e mjeteve apo e premtja e zezë, ku adoleshentët dalin nga diskotekat të dehur etj., etj. Ne të gjithë jemi pjesëmarrës të aksidenteve rrugore. Aksidentet rrugore bëhen pavetësisht, pra njerëzit nuk është se duan ta bëjnë, por e bëjnë pa dashje. Besoj që ajo që mungon sot në Shqipëri është kultura mbi sigurinë rrugore, kulturë në kontestin që të respektosh jetën, të respektosh rregullat e qarkullimit. Ky problem është aq komplikuar, por edhe shumë i lehtë për t’u zgjidhur, mjafton të respektosh këto rregullat. Prej vitit 1998 kur është miratuar Kodi Rrugor ndryshimet bëhen me propozim të policisë, por pa marrë mendimin e specialistëve të sigurisë rrugore, psikologëve, sociologëve, ekonomistëve etj. Mendoj që këto probleme duhen analizuar nga strukturat e veçanta të autoriteteve rrugore dhe pse jo të merret mendimi i profesorëve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe specialistët përkatës. Urgjentisht duhet të mblidhet komisioni ndërministror dhe çdo ministri të ofrojë ndihmën për minimizimin e aksidenteve, ky komision ka vite që nuk mblidhet.

Ato duhet të dalin me konkluzione efikase për eliminimin në maksimum të aksidenteve në rrugë, por si?

Aktori kryesor i parë është Drejtoria Përgjithshme e Transportit Rrugor, e cila duhet të evidentojë mangësitë në rrugë dhe të rregulloje infrastrukturën rrugore e të vendosë sinjalistikën vertikale dhe horizontale aty ku nevojitet, gjë që është shumë e domosdoshme në disa akse rrugore, barrierat në rrugë janë të dëmtuara.

Aktori i dytë kryesor në këtë luftë është Policia Rrugore me specialistët e saj, që me gjithë punën e mirë të ministrit Tahiri lë për të dëshiruar, kjo jo për faj të policëve që punojnë ditë e natë për të arritur rezultate të larta në punë, por për faj të drejtuesve të saj, të cilët lënë për të dëshiruar dhe një pjesë prej tyre nuk dinë nenet e “Kodit Rrugor të RSH” e jo më të bëjnë një plan veprimi për sigurinë rrugore, ndjesë për ata oficerë që janë shembullorë në detyrë, por kjo është e vërteta, jetojmë në Shqipëri.

Aktori i tretë dhe më i rëndësishmi janë drejtuesit e mjeteve motorike, të cilët nuk zbatojnë ashtu siç duhet kërkesat e “Kodit Rrugor të RSH”. Përdorin mjete, të cilat janë jashtë kritereve teknike për përdorim dhe kanë mangësi të ndryshme në sistemet e drejtimit, frenimit dhe sistemin elektrik, madje një pjesë e shoferëve janë gati të paguajnë lekë për ta kaluar mjetin në kolaudim, në vend që të bëjnë riparimin e defektit.

Ndërsa, këmbësorët janë një shqetësim i madh për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Ato nuk respektojnë asnjë sinjalistikë për përshkrimin e karexhatës nga një kah në tjetrin dhe kështu, aksidenti rrugor ndodh. E ç’të bëjmë, jetojmë në Shqipëri, ku rregullat janë shumë të vështira për t’u zbatuar, kambanat e alarmit duhet të bihen fort dhe specialistet duhet të reflektojnë për këto mangësi që marrin jetë njerëzish dhe rrugët mbushen me gjak.

* Specialist i Sigurisë Rrugore

 


Shfaq Komentet (3)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.