Kryesore

LSI, Gjosha dhe Panariti: E duam Ilir Metën kryeministër!

11:26 - 12.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një kohë që situata politike nuk është më e mira, ka ardhur dhe deklarata “bombë” e Ministres së Integrimit, Klajda Gjosha, e cila ka pohuar hapur se Ilir Meta duhet të jetë kryeministër, duke dhënë dhe arsyet se pse. Gjosha në një prononcim për televizionin lokal “SOT7” ka pohuar se LSI kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të bëjë Ilir Metën kryeministër. “Nuk është sekret që ne duam që Meta të jetë kryeministër. Ai është njeri që i ka dhënë shumë dialog dhe konstruktivitet politikës shqiptare”, – tha ministrja e LSI-së. Ajo bëri thirrje që shumica të ndalë arrogancën dhe t’u shërbejë më mirë qytetarëve të vendit. “Ne duhet të ndalim arrogancën dhe t’i rikthehemi një politike që e duan njerëzit dhe që i shërben njerëzve dhe popullit shqiptar. Unë jam e sigurt që me gjithë entuziazmin që mbizotëron kudo në Shqipëri sidomos me atmosferën që gjeta me gratë dhe vajzat e Pogradecit besoj se ne do të arrijmë ta bëjmë Metën Kryeministër, ashtu siç do të mundësojmë që LSI të jetë forcë e parë”, tha Gjosha.

Panariti

Pas Ministres së Integrimit, ka ardhur edhe deklarata e dytë nga LSI që kërkon Ilir Metën kryeministër. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti pohoi se kërkesa legjitime e një force politike është që kryetari i kësaj partie të jetë kryeministër. Nga Pusteci Panariti u ndal edhe tek largimet nga kabineti qeveritar ‘Rama’. “Largime të diktuar? Nuk jam marrë dhe nuk do merrem me të tilla biseda. Unë dua që ti kthehemi stabilitetit institucional. Çdo lëvizje brenda kabinetit që i shërben rivendosjes së marrëveshjes i shërben këtij qëllimi. Nuk është problem nëse largohen 2-3 ministra nëse i shërben stabilitetit. Nuk mendoj që Meta të merret me të tilla diskutime. Shpresoj që opozita të kthehet në institucione sepse është rruga e duhur. Ne e dimë mirë se çdo të thotë braktisje institucionale. Meta kryeministër është kërkesë legjitime që një force politike të kërkoje kryetarin e saj në këtë pozicion”, tha Panariti.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.