Uncategorized

A do ta lejojë Erjon Veliaj një stol me emrin e Ardit Gjoklajt në Tiranë?

16:36 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Erjon Veliaj ka lançuar nismën “Dhuro një stol” sipas të cilës, kushdo që ka dëshirë mund të dhurojë një stol i cili do të vendoset në parqet e Tiranës. Pak ditë më parë si një propagandist i klasit të parë, kryebashkiaku nuk i kuresu as lotët e një djaloshi të vogël i cili qante për mallin e vëllait të tij që nuk jetonte më dhe që emrin e tij ia kishin vendosur në një nga stolat në fjalë.

Veliaj ligjëronte para kamerave HD të tij që xhironin skenën e zyrës së propagandës së Bashkisë Tiranës.

Të gjithë që e kanë parë atë mizanskenë të Erion Veliajt, sidomos ata që e kanë votuar me shumë mundësi janë penduar thellë për votën që i kanë dhënë. Por dëmi tashmë është bërë dhe ata jetojnë çdo ditë me të keqjen që jo vetëm e vuajnë, por edhe pagujnë çdo muaj sa frëngu pulën me faturat e ujit dhe taksat e panumërta që sa vijnë e bjerrin xhepin e tyre.

Por të gjithë ata që e kanë kujtesën më të gjatë sesa perdja që mundohet të vendosë përditë Erion Veliaj me propagandën e tij çdo ditë, sigurisht që pyetja e parë që u ka ardhur në mendje, ka qenë: “Po për Ardit Gjoklajn a do ta lejojë Erion Veliaj një stol në parqet e Tiranës”?  A do të mundet njeriu që çertifikoi landfillin e vdekjes në Sharrë si parasjën e punës së sigurtë në Tiranë, të lejojë një stol për Ardit Gjoklajn?

Për ata që e kanë memorien e shkurtër iu kujtojmë se është ai djali 17-vjeçar që fadroma ia mbuloi me kovë aspirtatën për të bërë 5 lek me të cilat do të blinte rroba e libra për të shkuar në shkollë, ndërsa e gërmonte të drejtën e tij në plehra me duart e njoma pa dorashka. Heshtja e varrit të Ardit Gjoklajt është sot ulërima më e madhe e një shoqërie që është marrë peng. E një shoqërie që kur punon e vrasin.  E një shoqërie që kur kërkon punë e tallin. E një shoqërie që kur, proteston e përbuzin.

Aktivisti Zirkon Disha sot bëri një kërkesë të arsyeshme, pa mllef, pa mëri, pa propagandë, por me zemrën e një qytetari të denjë, ndër më të denjët e kesaj toke që quhet Shqipëri. Ai sot kërkoi përmes një postimi në Facebook që një hapësirë në parqet e Tiranës e makar edhe një stol të mbajë emrin e Ardit Gjoklajt. “Në kujtim të Ardit Gjokolaj. Një hapësirë ku te vendoset një stol për Arditin! Kush na njeh me procedurën që ndjek Bashkia e Tiranës si të vendosim një stol në kujtim të tij!” – shkruan Zirkoni në postimin e tij. Dhe kjo thirrje është kaq fisnike e kaq domethënëse. Sot ne si shoqëri duhet ta mbështesim këtë nisëm, për hir të një 17 vjeçari e vranë natë, e pak njerëz e qanë ditën.

Marrë me shkurtime nga Syri

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Gjithkujt i ka ardhur keq per lajmin traxhik te vdekjes se Arditit, por per mendimin tim kushdo qe shkruan shkrime te tilla eshte i pa yndyre. Ky eshte realiteti shqiptar o shkrues i artikullit. Nese jeton ne Amerike dhe shkruan per Tiranen, apo per realitetin shqiptar, ben mire ta shohesh Shqiperine me syrin e nje shqiptari. Veliaj eshte çdo dite ne TV dhe bravo i qofte sepse thjesht po pasqyrohet puna e tij e perditshme, por juve, shkrues i ketij artikulli, ju pelqen me shume “kollarja” e Bashes qe beri ZERO per Tiranen sesa sportiviteti dhe puna e perditshme e Veliajt.

    Përgjigju ↓