Kryesore

Video/ Berisha: E vërteta e arrestimit të Hashim Thaçit në Shqipëri

21:36 - 22.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-kryeministri Sali Berisha, ka folur për arrestimin e Presidentit Hashim Thaçi në Shqipëri, gjatë viteve të ’90-ta, në RTV Dukagjini. Berisha ka treguar nëse në atë kohë ishte i informuar për arrestimin e Thaçit dhe për arsyet që, sipas tij, ka mund të ndodhë ky incident. “Absolutisht asnjë njohuri. Arrestimet mund të kenë ndodhur për shkelje ligji por njëri që të ketë ndenjur në burg për veprime për Kosovën nuk ka. Me armë është kapur Zahiri, është kapur në Has apo Kukës.  Thaçi s’më ka pyetur asnjëherë. Por unë nuk do çuditem nëse ka ndodhur, dmth si moment i shkeljes së ligjit. Por nga ana tjetër çfarë ka qënëe zyrtarizuar ka qënë e zyrtarizuar. Ka ndodhur me Zahirin dhe kur është marrë vesh që bënte të njëjtën veprimtari që bënte Sali Ceku ai është liruar”, ka rrëfyer Berisha. I pyetur nëse e ka njohur Remzi Hoxhën, ish-kryeministri është përgjigjur se nuk e ka njohur dhe se ka dëgjuar për zhdukjen e tij nga Adem Demaçi në kohën që ka qenë President. “Remzi Hoxhën nuk e kam njohur kurrë në jetën time. Kam dëgjuar për herë të parë emrin e tij nga Adem Demaçi. Kam qënë president i republikës dhe Adem Demaçi më ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë se ka ndodhur kjo e kjo dhe nuk po gjendet. I kam thënë se absolutisht unë do jap porositë më të prera dhe kam thirrur prokurorin e Përgjithshëm, kam thirrur ministrin e brendshëm, kam thirrur shefin e shërbimit dhe kam lënë porositë më të prera për gjetjen e tij, për zbulimin  rastit. Ky ka qënë qëndrimi im i prerë. Nuk e kanë gjetur. Nuk e di në atë kohë a ishte zhdukur, a e kishin zhdukur, pra nuk e dija fatin e tij por me porosi të Adem Demaçit ose me kërkesë të tij jam marrë në mënyrë intensive me problemin e tij. Familjarët e tij, me sa di unë janë takuar me kështilltarë të mi, s’janë takuar kurrë me mua, dhe ne kemi bërë çdo përpjekje. Mbrapa kam kuptuar që aty është një aferë. Për të zhdukurin duhet kërkuar çdo gjë, por qëndrimet e familjarëve implikojnë një aferë shumë të pisët. Familjarët paraqesin si pretekst zhdukjeje se Remzi Hoxha paska denoncuar një takim që kam bërë unë me Sllobodanin dhe Gligorovin në Shën Naum. Kjo është gjëja më qesharake në botë. Ata që hynë në këto, tregojnë se janë pjesë e vorbullit të shërbimeve. Unë s’jam takuar kurrë me të. Millosheviç, jam nga tre personat në Ballkan dhe më gjërë që më ka shpallur non grata ndonëse nuk kisha kërkuar kurrë takim. Se kam takuar kurr” është shprehur ish kryeministri.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. ja çka duhet te bej sali berisha. Te dale nepension e te refeje perralla nga e kaluara e tij komuniste, post komuniste dhe rrumpalliste. Me pas perrallat do ballafaqohen me realitetin dhe do behen skenare filmash, drama dhe komedi. Por nje gje eshte e sigurte. Ai duhet te dale ne pension, me hir a pa hir

    Përgjigju ↓