Media

“Visari dhe Bujari kacafyten, Xhafës i ndrit ylli”, ç’shkruan në “FB” gazetari Bledian Koka

16:49 - 23.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Propozimi nga kryeministri Edi Rama dhe dekretimi nga presidenti Bujar Nishani i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm ka shkaktuar një valë reagimesh, jo vetëm në politikë, por më gjerë. Një fotografi e Xhafajt me Enver Hoxhën dhe akuza nga dy qytetarë që shpreheshin se ai ka qenë hetues i tyre gjatë komunizmit, vunë në dyshim postin e tij. Edhe pse, ai u bë shkak për një debat mes diplomatit Visar Zhiti dhe presidentit Nishani- Xhafaj u bë ministër, pavarësisht deklaratës së shefit të opozitës Lulëzim Basha. Gazetari Bledian Koka në një status në Facebook, thotë se tradhëtia erdhi nga votate PS-së, LSI-së e PDIU-së. Më tej, ai kërkon që Zhiti e Nishani të “heshtin” pasi populli është në zi.

Statusi

Litarin jashte…

Eshte e tmerrshme kur ne te njejten kohe absurdi rrezon arsyen dhe larteson te paimagjinueshmen. 26 vjet me pare kur regjimi te cilit ai i vinte koken tek kraharori ra, ish sekretari i rinise, ish hetuesi qe per pasion gjate pyetesorit kishte vendosjen e vezeve nen sqetull te armikut te kllases, as nuk do ta kishte menduar kurre qe sot ai jo vetem nuk do ti hynte gjemb ne kembe, por madje do behej edhe Minister i Brendshem. Sot ne Shqiperi po zhvillohet nje debat telendises mes Presidentit te Republikes dhe shkrimtarit qe iu be nena burgjeve te komunizmit, se kush eshte spiun e kush nuk ka bythe. Ne sot i kemi te qarta qe te dyja, por ajo qe eshte per te vene kujen eshte se ndersa demokratet zihen, komunistet lartesohen, ndersa Visari dhe Bujari kacafyten, Xhafes i ndriti Fati i Mire per te dhe i ziu per shqiptaret, qe te behet Minister i Zgjedhjeve. Ndersa gjithe shqiptaret neveriten nga ajo qe Edi Rama edhe njehere ua serviri si pjate te ftohte, pabesine e rradhes, atyre u duhet edhe ta shoqerojne kete me diskutimin torollak te Bujarit dhe Visarit. Visari dhe Bujari mund te kene shume per te diskutuar mes tyre, por vec sot jo, te pakten per nje dite ata duhet te ulin kokat e jo t’ia hane ato njeri tjetrit ndersa komunizmi edhe njehere e la litarin jashte duke e quajtur me sarkazmen e felliqur, Fatmir!…

p.s…Bujar dhe Visar per hir te zotit sot mbyllni gojen, populli eshte ZI!…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.