POLITIKË

PD paralajmëron mospjesëmarrje në zgjedhjet e Kavajës, Paloka: Qeveri teknike

12:33 - 24.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas dekretimit nga presidenti i Nishani të datës së zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë (më 7 maj), ka reaguar kryetari i grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka, i cili ka paralajmëruar mospjesëmarrje të kësaj gare elektorale. Më poshtë reagimi i plotë i Palokës.

EDI PALOKA

“Ju jeni në dijeni të vendimit që ka marrë opozita shqiptare. Zgjedhje me Edi Ramën me paratë e pista të drogës nuk do të ketë. Në Kavajë apo në cilëndo zonë tjetër të Shqipërisë. Vendimi i opozitës është i parevokueshëm. Ky është një vendim që e morën qytetarët shqiptarë më 18 shkurt.

Edi Rama bën sikur nuk shqetësohet, e kam thënë edhe në raste të tjera. Britmat e tij i ngjajnë atij që bërtet në errësirë për t’i hequr frikën vetes. Nuk ka zgjedhje pa qeveri teknike, as në Kavajë, as kudo në Shqipëri”.

GSH.al


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.