KULTURË

Zbulohet dokumenti, si refuzoi Visar Zhiti të bashkëpunojë me Sigurimin e Shtetit

10:55 - 24.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas deklaratës së presidentit Bujar Nishani, sipas të cilit, një ish i përndjekur politik me inicialet P.V. i ka thënë se Visar Zhiti ka qenë spiun në burgun e Spaçit, nuk kanë munguar reagimet. Mes tyre, reagon edhe botuesi Luan Pengili, i cili ofron edhe dokumentin e shumëpërmendur, ku Visar Zhiti ka refuzuar të bëhej spiun. Duke e cilësuar shpifje, Pengili jep edhe dokumentin “sekret”.

Reagimi i Pengilit

Hedhja e shpifjeve në treg është bërë tashmë një nga dukuritë më të zakonshme në shoqërinë tonë, sa shpesh nuk mund të ndahet lehtë nga njëra-tjetra e vërteta dhe gënjeshtra. Kur një person shpif, të njollos keq me epitete e ngjarje të paqena, kush mban përgjegjësi?Shko drejt e në gjykatë, të vjen ndërmend veprimi i parë që mund të kryesh. i drejtë ky arsyetim – kjo është rruga që duhet ndjekur…

Por pas kësaj përgjigje, për fat të keq në vendin tonë të përndjek vetëtishëm pyetja e dytë! Për sa kohë do të zvarritet nëpër gjykata kjo shpifje? Është i thjeshtë arsyetimi, sa të dalë në dritë e vërteta, shpifja e parë harrohet, duke ja lënë vendin një shpifjeje të dytë… e kështu, e kështu më radhë. Ndërkohë që njerëzit që nuk e njohin personalisht personin mbi të cilin është hedhur baltë, e kanë përthithur helmin e injektuar të shpifësit, duke bërë kështu të mundur arritjen e qëllimit të shpifësit të zi. Kjo dukuri merr një rëndesë ende më të madhe negative, kur këtë e bën një president.

Visar Zhiti – spiun!

Zoti President, duhet patjetër ta vërtetoni bindshëm këtë emërtesë ndaj Visarit, që të t’ju hiqet sa më parë epiteti i shpifësit!Para disa vitesh kam bërë një bisedë me Visarin mbi këtë temë. U zhvillua në një takin që ia kërkova me ngut, pas disa sinjalesh jo mirëdashëse për të (Visari informator), që filluan të qarkullonin pikërisht pas daljes së romaneve të tij biografikë “Rrugët e ferrit” e “Ferri i çarë”, botime të cilat morën publicitetin e faqeve të tëra të shtypit më të rëndësishëm të vendit.

Midis të tjerave Visari më thotë që ka gjetur edhe dokumentin që ai refuzon në mënyrë kategorike bashkëpunimin me strukturat e sigurimit. Ja kërkova atë dokument e ai ma dha. E pyeta atëherë përse nuk e publikonte, por mora përgjigjen: “Njerëzit më njohin!”Por sot Visar po të të them atë që ta kam shprehur atje, vite më parë: “Të njohin njerëzit, por nuk të njohin shpifësit!”

Sot po e botoj këtë dokument!

Pjesën e parë të intervistës për “GSH”, ku poeti Visar Zhiti e akuzon presidentin Nishani se “është një karikaturë e Enver Hoxhës që e akuzon pa fakte, por me letra nga populli”, mund ta lexoni KETU.  Pjesa e dytë, KETU.

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.