AKTUALITET

Kontrabandë viçash nga Maqedonia drejt Shqipërisë, arrestohen tre persona

12:10 - 25.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Arrestohen në flagrancë nga policia kufitare e të DVKM- Korçë, duke i vënë  në prangat shtetasit Durim Ç., 55 -vjeç, Gentjan D., 27 -vjeç, Ibrahim B., 51- vjeç, banues në fshatin Rrajcë-Librazhd.

Sipas NJOFTIMIT TE POLICISE, arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas u kapën në flagrancë, duke kontrabanduar nga Maqedonia në drejtim të Shqipërisë, 10 krerë bagëti të trasha (viça).

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale : “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 174, 297 e 25 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Si nuk ju vjen turp! Kush JU KA AUTORIZUAR JU SI MEDIA TE PUBLIKONI EMRAT E PERSONAVE? KUSH?
    MENJEHERE TE FSHIHET KY LAJM, NE TE KUNDERT MENJEHERE E COJME KETE MEDIA NE GJYKATE.
    JU KENI TE DREJTE TE INFORMONI POR JO TE DEMTONI PRIVATESINE E ASNJE INDIVIDI. KUJDES.

    Përgjigju ↓
    1. E fshehem identitetin e plote. Por ju lutem, kini parasysh qe njoftimin publik per mediat e ben POLICIA E SHTETIT. Nuk i zbuluam neve emrat, i publikon policia. Lajmi ka dale te te gjitha mediat.

      Përgjigju ↓