Tech

Arian Çani: Meta i detyruar të bëjë koalicion me Ramën, fundi i tmerrshëm

08:40 - 29.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




“Lidhjet e këtij personazhi që quhet Edi Rama është që t’i shkojnë nga pas dhe kundërshtarët, pasi fundi i tyre do jetë i tmerrshëm…”. Ky ishte paralajmërimi i ‘frikshëm’ i gazetarit Arian Çani mbrëmjen e sotme. I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ Çani theksoi se kreu i Kuvendit, njëkohësisht aleati në qeveri, Ilir Meta është i detyruar që të bëjë koalicion me Ramën, pasi sipas tij është një peshk i vogël. Nga ana tjetër Çani pohoi se kryeministri Rama do të sundojë për një periudhë 30-vjeçare.

Ndër të tjera gazetari shtoi se askush nuk duhej të çuditej për faktin se do vij momenti kur presidenti i SHBA-ve Donald Trump të ftojë Ramën në Uashington, pasi sipas Çanit ata ngjajnë ‘si dy pika uji’, shkruan ‘BalkanWeb’.  “Edhe sikur mos të dojë Meta, do jetë i detyruar të bëjë koalicion me Ramën. Rama ka një fuqi të paimagjinueshme. Mendojnë se Rama do t’i lutej palëve, kam përshtypje se kundërshtarët e tij po kuptojnë se lidhjet e këtij personazhi që quhet Edi Rama është që t’i shkojnë nga pas, pasi fundi i tyre do jetë i tmerrshëm. Fundi do jetë i tmerrshëm mendoj unë. Meta është i detyruar. Të gjitha të dhënat, të gjitha burimet na çojnë në këtë konkluzion. Ndjesia ime është se ndryshe nga paragjykimet e skeptikëve, ku kam qenë dhe unë, Rama po luan fort.

Ka hedhur një rrjetë që po zë të gjithë peshqit. Meta është peshk i vogël. Basha do jetë i detyruar të futet në zgjedhje. Minimumi 30 vjet Rama do mbretërojë në këtë vend. Le ta themi këtë gjë, po hyjmë në një epokë autoritare. Unë mendoj se Rama është koherent dhe është besnik me njerëzit që e kanë mbështetur. Ai është besnik. Do habiteni për ftesën e Trupim për Ramë, ngjasojnë si dy pika uji. Këtu do jemi, do habiteni të gjithë.”, theksoi Çani. Ndërkohë, këto deklarata kanë ngjallur debate në studio, ku Ilir Kulla kundërshtoi ashpër Çanin.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nje here fole drejt Cani !! hera pare qe me pelqeu artikulli juaj….I dhe Rames karakteristikat e veta…e le te sundoje kete vend se vetem ai do ta coje ne Europe….!! te tjeret duan anarshi e shkaterrim…i provuam per vite me rradhe dhe akoma duan ta mbajen peng kete vend e sa te jete Sala e Lulushi ky vend do jete me hasmeri

    Përgjigju ↓