POLITIKË

Rama në spital me mjekët roje: E mbani mend si talleshit me Rilindjen?

22:36 - 29.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri Rama ka zgjedhur ta kalojë mbrëmjen me stafin e urgjencës tek S.U. Shefqet Ndroqi, me mjekë të turnit të mbrëmbjes. Ky takim nuk ka kaluar pa humor. Sapo ka parë mjekët gjëja e parë që i është kujtuar kanë qenë batutat për rilindjen, mosbesimin e tyre për ndryshimet në spitale.

Ndaj sapo i ka takuar, Rama nuk i ka kursyer batutat, “Se më thoje ça Rilindje, me krevatet e luftës së dytë botërore” i është drejtuar kryeministri një mjeku. Më tej, nuk harroi ta pyeste edhe për detyrën e re që do ti caktonte, pas shtretërve. “Kondicionimi”, u përgjigj mjeku, duke marrë konfirmimin e kreut të qeverisë. Ndërkohë një nga mjekët reanimatorë u shpreh se për ata është pak më e vështirë pasi duhet të jenë shef në shtëpi.

“Çfarë shef, shef është gruaja në shtëpi”- ia ktheu Rama. “Si e përjetoni përceptimin se të gjithë merrni lek se nuk i prekni me dorë pacientët”, ka pyetur kryeministri personelin mjekësorë, duke lënë pas humorin. Mjekët janë shprehur njëzëri se është një mentalitet që e kanë të vështirë ta ndryshojnë.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Edhe une kam nje pyetje per km tone…Pse te gjithe deputetet, politikanet dhe ata parellinjte shkojne per mjekim “te specializuar”jashte shtetit dhe pse mjeket po e braktisin vendin?

    Përgjigju ↓