POLITIKË

Kuvend/ Ironia e Ben Blushit për Ramën: Meritonte “Legjionin e Turpit”

19:18 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E ka nisur me ironi fjalën e tij ne parlament deputeti dhe kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ku ironizoi titullin “Komandant i Legjionit të nderit” që Franca i dha dje Kryeministrit Rama.

“Meqë askush nuk e bëri po e bëj unë falënderoj Republikën e Francës që nderoi emigrantin shqiptar, Edi Rama, për sjelljen shembullore që ka bërë në Francë gjatë kohës së emigracionit. I dhanë legjionin e nderit, sepse në Francë është sjellë mirë si emigrant, edhe prandaj është vend i madh Franca sepse nderon emigrantët e huaj.

Mori legjionin e nderit në Francë, erdhi në Shqipëri u bë kryeministër e mori legjionin e turpit. Nga legjioni i nderit në Francë me Ismail Kadarenë në legjionin e turpit në Shqipëri si kryeministër me Mark Frrokun, Elvis Rroshin dhe me Vangjush Dakon. Sidoqoftë duhet falënderuar Franca që i nderon emigrantët e huaj”, tha Blushi në Parlament.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk rritesh dot i gjelber nen hijen e rende te lisit, o Beni qe nuk nesive te ecesh vete. Ti, ore kolopuc, je mesuar te kolovitesh qe i vogel dhe, kur u rrite ca, te katapultuan disa here deputet dhe minister.
    Tani te ka ngjare si dhelpra me rrushte: “… Qenkan rrush te papjekur/, Le t’i haje ndonje tjeter.”
    Mos peshtyj lart, se te bie ose ne surrat, ose ne gjirin tend.

    Përgjigju ↓