Tech

Kundërsulmi i De Biazit: Xhaka i la vetëm shokët, Hafizi xheloz, flet në tym!

11:53 - 30.03.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Xhani De Biazi është rikthyer fort në replika me kritikuesit e tij, tani që rezultatet në fushë nuk janë më si dikur. Në një intervistë për Opinion, ka shpjeguar marrëdhënien e vështirë me Taulant Xhakën dhe arsyet që çuan në braktisjen e kombëtares nga mesfushori i Bazelit.

Kur korrigjoi gazetarin Blendi Fevziu që tha se Xhaka zgjodhi Shqipërinë para Zvicrës, u pa se tekniku italian nuk do të kursehej me lojtarin që e akuzoi se e kishte mendjen te paratë, jo te kombëtarja.

“Zvicra nuk e thirri Xhakën” tha De Biazi, duke lënë të kuptohej se Xhaka nuk pati zgjedhje tjetër veç Shqipërisë.

I pyetur se përse u largua Xhaka nga kombëtarja, De Biazi u përgjigj:

“Sepse nuk luajti me italinë. Të vetmen herë që nuk e aktivizova ishte ndeshja me Lihteshtejnin sepse ishte i lodhur. Kishte pasur ndeshje tjetër 3 ditë më parë.

Fevziu: Edhe me Spanjën.

De Biazi: Me Spanjën se kisha nevojë për lojtarë me karakteristika të ndryshme që ai nuk i ka. Ne bëjmë stërvitje nga e hëna në të premten me GPS, që jep të dhëna se kush vrapon më shumë, si vrapon. Të dhënat e Xhakës ishin negative.

Fevziu: Por me Bazelin ai është titullar.

De Biazi: Bazeli po fiton kampionatin prej 7 vitesh. Ato janë të lumtur me Xhakën, por për mua është si gjithë të tjerët.

Fevziu: A ju lajmëroi që do të largohej?

De Biazi: Më dërgoi mesazh në 1 e 10 të natës, pas ndeshjes me Palermon, ku më kërkonte të flisnim.

Unë e pashë të nesërmen në mëngjes se në 1 e 10 të natës e kam fikur telefonin. E fik para se të fle. Në mëngjes pashë dy sms dhe një të tretë. Më shkruante se kishte prenotuar avionin.

E takova në mëngjes dhe më tha se do të ikte. Unë i thashë: Shko! Shko i qetë!

Fevziu: Po kur hodhi shishen me ujë?

De Biazi: Ma shpjego ti! Ka edhe episode të tjera, që nuk janë parë nga telekamerat. Unë jam 60 vjeç, nuk mund t’i them. Nuk jam si Taulanti.

Fevziu: Ishte ndeshje e rëndësishme për të. Ishte vëllai i tij në fushë.

De Biazi: Unë jam trajner nuk shoh vëllain.

I habitur është shprehur De Biazi edhe për ish trajnerin e kombëtares, Astrit Hafizi. Ky i fundi  ka thënë se De Biazi po na bën të gjithëve budallenj me justifikimet pas humbjeve.

“Hafizi flet ne tym. Unë dua t’ithem që t’i shohë ndeshjet në fushë. Nuk i sheh mire nga televizori. Duhet t’i shohësh në fushë.

Mendoj se është xheloz për atë që arrita unë, ndonëse kishte një skuadër të mirë” është shprehur De Biazi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.