Kryesore

Edi Rama refuzon të flasë për Dritan Zaganin në Zvicër, ish polici fitoi azil

12:15 - 01.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vizita e parë e një kryeministri shqiptar në Zvicër, për ironi të fatit, u krye në të njëjtën kohë që ish Shefi i Antidrogës në Fier dhe ish Drejtor i Kufirit në Vlorë, fitoi azil në këtë shtet. Bëhet fjalë për Dritan Zaganin, ish polici që zbuloi linjat e trafikut në Vlorë, ku dyshohet se u përdor edhe makina e ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Një vizitë historike” e quajti Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Lotard, gjatë konferencës së përbashkët për mediat.

Ndërkohë për Edi Ramën, gazetarët janë njësoj të padurueshëm edhe në Zvicër. Duke shpërfillur solemnitetin e ceremonialit, gazetarët e pyetën kryeministrin shqiptar për Dritan Zaganin.

Ishte gazetari i Le Temps, që e pyeti kryeministrin shqiptar se çfarë mendonte ai për vendimin që mori Zvicra për t’i dhënë azil ish policit shqiptar, i persekutuar në vendin e tij dhe nëse kjo çështje u diskutua mes Ramës dhe Lotard.

“Gazetarët janë të njëjtët, si në Zvicër, ashtu edhe në Shqipëri, kjo është fantastike” ishte përgjigja e Ramës që refuzoi të përgjigjet, shkruan Le Temps.

Kur mori fjalën, Lotard ishte më e qartë: “Unë mund t’ju them se ne folëm për ekzistencën e trafikut të drogës në Shqipëri. Unë krijova përshtypjen që qeveria shqiptare e merr shumë seriozisht problemin e korrupsionit dhe po bën ç’është e mundur për ta luftuar” tha ajo.

Mes të dyve u nënshkruan dy marrëveshje. Zvicra është mes shteteve kryesore që kontribuojnë me donacione në Shqipëri.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.