KULTURË

Regjisori Saimir Kumbaro: Kanë avulluar? Ministria e Kulturës nuk më lë të xhiroj ikonat e Gjergji Thimios

21:49 - 04.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Regjisori i njhur Saimir Kumbaro Kumbaro, thotë se Ministria e Kulturës ka refuzuar kërkesën e producentit të tij për të xhiruar ikonat e sekuestruara të Gjergji Thimios. Ai thotë se ky refuzim e bën të dyshojë se kanë “avulluar”. Kumbaro tregon se shkak për kerkesën e tij është bërë një dokumentar që po xhiron. Bashkangjitur ai jep edhe shkresën përmes së cilës  Ministria i refuzon kërkesën.

Statusi

Prej gati 1 muaji kam filluar xhirimet e dokumentarit historik, “Nje ciceron per historine” mes te tjerash kam edhe nje personazh per te cilin 15 vjet me pare kam realizuar nje dokumentar mbi aktivitetin e tij te koleksioneve te ikonave. E takova Gjergj Thimon, koleksionistin e burgosur mbas daljes nga burgu. Ja kishin marre te gjithe koleksionin! Nuk po them ja kishin vjedhur per te ruajtur etiken. Meqe e dija pak a shume se kush ishin ikonat e tij ju drejtova me shkrese nepermjet producentit te me lejonin ti filmoja ne fondin e muzeut kombetar ku gjenden aktualisht.

Me kane thene se nje pjese e ikonave te Gjergj Thimos kane “avulluar”. Pergjigja nga ministria e kultures me date 28 mars erdhi se refuzonte te me jepte leje qe ti filmoja. Perse valle! Ne shkresen e mos lejimit me thuhej se ikonat do shperndaheshin neper institucione te ndryshme dhe pastaj mund te ribeja kerkese qe te lejohej filmimi. Pergjigje e trashe nga nje punonjese e pa afte e nje institucioni gjysem injorant. Pergjigja me le te dyshoj se ikonat e Gjergjit nuk jane me. Prokuroria e pavarur politikisht duhet te nise procesin e hetimit se ku ka perfunduar koleksioni i Thimos.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ligji sugjeron që objektet gjithmonë të filmohen / riprodhohen gjithmonë duke respektuar objektin. Çka do të thotë se nëse këto ikona nuk janë të vendosura në mjedis të ekspozueshëm (ekspozitë, pavijon, etj.), por ruhen në një vendruajtje të zakonshme, etika nuk e lejon riprodhimin. Krejtësisht reale përgjigja e Ministrisë. Ndoshta producenti dhe regjisori duhen pyetur sa e njohin ligjin “për Trashëgiminë Kulturore”, apo Kodin e Etikës së ICOM (meqenëse kemi të bëjmë me objekte muzeale).

    Përgjigju ↓