OPINION

“Çadra” si simbol i shtëpisë së lirisë

07:30 - 05.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Nga Azgan HAKLAJ

Partia Demokratike dhe ansambli i opozitarizmit shqiptar, të përndjekurit politikë, rinia, intelektualë, veteranët dhe mbarë shqiptarët në të katërta anët kanë mbi 7 javë që kanë jetësuar protestën më të gjatë, më madhështore në tërë historinë e shtetit shqiptar. Të vendosur përpara godinës me maskë të qeverisë, simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar e të mafies politike, qytetarët shqiptarë janë të vendosur t’iu thonë “Jo” zgjedhjeve të bandës politike në pushtet, baronëve të drogës e të krimit të organizuar, republikës së hashashit e të palmave, t’i thonë “boll ma, largohu” qeverisë së varfërisë që i ka çuar banorët e këtij vendi në kufijtë e mbijetesës. “Rama ik”.
Teksa dëgjoja kryeministrin e vendit, z. Rama, të parin dhe të fundit në historinë e Evropës që banon në një bunker-shtëpi të blinduar duke u tallur me çadrën e protestuesve m’u kujtua historia e profetëve dhe e perandorëve, burrështetasve të shquar të historisë së njerëzimit dhe mendova: A ka lexuar ndonjë faqe nga kronikat e lashta e të reja ky zotëri?! Nga profeti Moisi te Aleksandri i Madh, për Pirron apo Kirin, Jul Qezarin apo Gjergj Kastriotin?! Në çadra bashkë me shtabet e tyre kanë qëndruar korifenjtë që kanë ndryshuar fatet e botës. Aleksandri i Madh, Pirroja i Epirit, Gjergj Kastrioti, Ali Pashë Tepelena para se të hynin në betejë, kërcenin bashkë me luftëtarët për t’ua hequr emocionet.
Ju e quani tallava atë çadër lirie, ku po përplasen dy botë: e shkuara dhe e ardhmja. E shkuara jeni ju z. kryeministër, e ardhmja është Republika e Re që po lind. E nesërmja e Shqipërisë Euroatlantike me një qeveri siç thoshte Abraham Linkolni, nga populli e popullit, për popullin po vjen”.
Verdikti i sovranit ka vendosur: qeveri teknike me bazë të gjerë politike, zgjedhje të lira dhe të ndershme, kryeministër Lulzim Basha.
PD dhe opozita kanë hyrë në çadër për një betejë e kauzë të shtrenjtë e të shenjtë, ta kthejnë çadrën që ju guxoni të talleni z. kryeministër në një Krujë të dytë. Mbi bedenat e kësaj kështjelle lirie valëvitet çdo ditë madhështorë Flamuri i Skënderbeut.
Kjo nuk është betejë me shtiza, shpata apo topa, por një betejë e qytetarëve të lirë, të cilët të udhëhequr nga lidershqipi i opozitës janë të vendosur në qëndresën e tyre stoike të mbjellin dhe të konsolidojnë institucionin bazë të shtetit të së drejtës, votën e lirë.
Kjo betejë do t’i tregojë vendin qeverisë më të korruptuar, më të inkriminuar, më të papërgjegjshme të historisë kombëtare.
Shqiptarët do ta shembin Republikën e Kanabisit, që e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës.
Republika e Re po lind sipas modelit evropian të qytetarëve të lirë e të barabartë para ligjit.
Shteti i së drejtës po vjen, ku njerëzit të jetojnë të sigurt, me dinjitet e mirëqenie jo të mbajtur peng nga shteti mafioz, apo të marrin rrugët e botës nga mjerimi dhe frika e së nesërmes.
Ajo, të cilës Rama dhe banda e tij mafioze ia kishin frikën, tashmë është realitet i hidhur për qeverinë e drogës dhe trafiqeve, për hajdutët dhe vrasësit me imunitet, për kriminelët e jakave të bardha.
Ata po jetojnë orët e fundit në ngrehinën e tyre, shtëpinë e krimit, e cila u projektua 4 vjet më parë më dt. 1 prill. Simbolika e kësaj dite, e cila është e pagëzuar si dita e rrenave, tregon qartë e pa ekuivok filozofinë politike e moralin e “Rilindjes” mavi të binomit oligarkik, Rama-Meta.
Çadra e protestës së opozitës shqiptare ka hyrë në javën e tetë të saj dhe është shndërruar tashmë në një kala të pamposhtur lirie. Ashtu si Kruja e Shkodra, ashtu si Verduni i Francës e Çana – kalaja e Turqisë në Luftën e Parë Botërore.
Dje, z. Basha u tregoi mbështetësve të tij qëndrestarë, qeverisë dhe aleatëve ndërkombëtarë, se populli shqiptar është i gatshëm të ngrihet në lartësinë dhe dinjitetin e tij kombëtar e historik, të mos pranojë asnjë marrëveshje politike që nuk garanton dekriminalizimin e plotë të Parlamentit, qeverisë, institucioneve të shtetit dhe në mënyrë të veçantë, të drejtësisë.
Ky aksion i madh politik i PD dhe i opozitës që e mbështet nuk ka kthim mbrapa dhe është i destinuar të kurorëzohet me fitore historike për të gjithë shqiptarët. Lulzim Basha ka folur dje jo vetëm me staturën e kryetarit të opozitës dhe të kryeministrit të ardhshëm, por me elokuencën brilante, me vendosmërinë dhe admirimin për protestuesit ka veshur mantelin e lirisë, të ideatorit dhe arkitektit të Republikës së Re.
2 prilli është dita në të cilën 26 vjet më parë Shkodra, metropoli i qëndresës, historisë së qytetërimit e demokracisë u skuq me gjakun e Arben Brocit e të shokëve të tij martirë. Shkodra, emblema e Shqipërisë ua ktheu shpejt përgjigjen kmerëve të kuq, klikës komuniste me fitoren spektakolare më 22 mars 1992 duke e kthyer qytetin krenar të Teutës, Gentit, Balshajve, Bushatllinjëve, Mjedës e Gurakuqit, Hodo Sokolit e Kazazëve në bastionin më të fuqishëm antikomunist të Evropës. Sot çdo shqiptar në trojet tona etnike ka të drejtën legjitime të ndihet krenar e të thotë: Nderim e mirënjohje të përjetshme Shkodrës e martirëve të saj! 2 Prilli dhe gjaku i derdhur për liri e demokraci është apel e thirrje për vazhdimin e qëndresës.
Protesta e gjatë, e vendosur dhe heroike e burrave dhe grave, djemve dhe vajzave nga të katërta anët e vendit ka marrë tashmë përtej politikës një karakter kombëtar. Protesta është e pandalshme dhe e vendosur deri në fitore. Kjo çadër madhështore me të cilën Rama guxon të tallet nuk është vendosur rastësisht në sheshin “Nënë Tereza”.
Nëse Rama nuk dëgjon zërin e sovranit për t’u larguar e për t’i hapur rrugë një qeverie teknike me bazë të gjerë politike, me mandat kushtetues e kohë të mjaftueshme për të garantuar dekriminalizimin e politikës, të drejtësisë dhe organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nëse Rama ka fobi për Shën Terezën e sjelljen tereziste të protestuesve, atëherë opozita do t’i drejtohet Sheshit “Skënderbej”. Rama e di mirë fundin e atyre që u përballën me Gjergj Kastriotin. “Kur bien ministrat e qeveritë, ngrihen kombet”, thoshte Napoleon Bonaparti.
Rama ik! Hap krah e mos na pengo në rrugën tonë evropiane. Është urdhër i prerë i sovranit.


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Per cfare cadre lirie na derdellis ti o mije kenete,per cadren qe ka brenda lukuni ujqerish e cakejsh qe i tremben drejtesise si djalli temjanit?Turpi do tu shoqeroje kudo ju o vemjet e qoftelargut qe nuke ju ndate nga e kaluara sa korruptive aqe dhe kriminale ne dite e vite.Te shkuajshe e te komentosh ehte sa kulture,aqe dhe dije,profesjon e patriotizem,por te zgaravitesh nen efektin e lekeve te piset te droges,e te krimit nen dote,nuke eshte me dije e pariotizem per bashkepuntore me djallin.Mjaft me,dita e gjykimit po afron doni apo nuke doni ju, o bijte e eterve dhe mostrat e diktatures,frut i mbarsjes ne divanet e zyrave te tyre.

    Përgjigju ↓
  2. Cadra e krimit qe ju e quani cadra e lirise eshte kunder shqiperise dhe shqiptareve . Provat e keni te gjalla por jo vetem nuk doni ti shihni por doni edhe te tjerret te jene qorra si ju . E mori PD -ja pushtetin dhe e pate se cfar beri . ! I vuri flaken shqiperise ne 97 per te mbrojtur karriken e pushtetareve qe premtuan drejtesi e te shkonim drejt Europes dhe kane kaluar 25 vjet dhe Europa eshte me larg se kurre bile kerkohet po nga keta “trima ” te vemi prap ne lindje . Gjithe kjo katraure cerek shekullore u projektua nga keta karagjoze e kriminel politik dhe ordinere te marra se bashku. Kushtetuta ka ligjet themelore te shtetit , por pakica cader nuk perfaqeson popullin por nje pjese te tij . per te pare se sa i do populli Z

    Përgjigju ↓