Kryesore

“Meta tradhtoi të majtën”, shpërthen deputeti i PS. Përgjigja: Mos u bëj toksik

11:15 - 06.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Situata politike midis dy forcave kryesore ka qene e shoqëruar me deklarata dhe kundërdeklarata të nxehta.

“PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet e qershorit”, kjo ka qenë deklarata e bërë nga deputeti i PS-së, Namik Kopliku.

LSI kërkoi qeveri besimi për të garantuar pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje, Kopliku thotë se Ilir Meta ka tradhtuar elektoratin e majtë të 2013-ës.

“PS dhe LSI duhet të dalin veçmas në zgjedhjet parlamentare. Ilir Meta me deklaratën e tij ka tradhtuar jo PS por elektoratin e majtë të 2013-ës”, ka thënë Kopliku. Kjo nuk është hera e parë që deputeti Kopliku ka mbajtur këtë qëndrim ndaj aleatit të kryeministrit Edi Rama. Edhe më herët ai ka deklaruar se mund t’i fitojë zgjedhjet edhe pa LSI.

Për sa i përket protestës së opozitës, deputeti socialist tha se është një bllokim me sebepe të kota.
Para tij, deputeti socialist Vladimir Kosta kërkoi që PS-LSI të hyjnë veçmas në zgjedhje.

PERGJIGJA E EMILJANO ALEKSIT

Emiljano Aleksi, këshilltari i kreut të Kuvendit ju përgjigj sot deputetit të PS-së.

“Ne jetojmë në një kohë kur individi vazhdimisht luhatet midis një botëkuptimi moralist dhe materialist.

Si rezultat, çdo individ, qoftë ky dhe deputet që akuzon sot LSI-në për tradhëti, ka vetëm një qëllim: Për të pasur emrin në Listën e Kryetarit.

Ju lutem, mos u bëni udhëheqës toksikë, sepse kjo nuk ofron zgjidhje. Të gjesh zgjidhje do të thotë të kuptosh problemin në rrënjë, dhe problemi nuk është këtu LSI, por janë standardet që duhet të plotësojë Shqipëria për rrugën që ka nisur drejt BE-së.

Ndaj zoti deputet dhe deputetë, mos u bëni nihilistë duke ja mohuar kontributin aleatit tuaj të “Nje Milion votave” të marra së bashku në zgjedhjet e 2013 dhe që mundësuan ato reformat që kemi bërë së bashku. Sepse nihilizmi është dukuri e pavlefshme në koalicionin tonë.

Patriarku i PS-së dhe letrave shqipe, ndoshta duke u gjendur në të njëjtën situatë hipotetike, sikurse unë sot, ka shkruar:

E mbajta në krah tërë ditën
Edhe zemër i dhash…Mbahu!
Të nesërmen në fshat kur arritëm,
U tha të tjerëve:
Më rrahu!”,

shkruan sot Aleksi në “Facebook”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.