Speciale

“Le Iene”/ U fejua 13 vjeçe nga babai, ja historia e Margaritës që tronditi italianët

10:46 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kur moshatarët e saj janë mbi libra dhe mendojnë se çfarë shkolle do të zgjedhin për të ardhmen, një 13-vjeçare shqiptare i duhet të shkojë te burri…

Kjo është historia e Margaritës, një vajzë 13-vjeçe, ku për jetën e saj ka menduar familja, që e ka fejuar me një djalë shumë më të madh se veten. Alfredi sot është 25-vjeçar dhe pret që Margarita të rritet edhe pak dhe të martohen zyrtarisht.

Kjo nuk është historia e pëmbledhur me dy fjalë e ndonjë romani, por një realitet shqiptar. Martesat në djep dhe fejesat në moshë të vogël e vajzave shqiptare që jetojnë në provinca të thella të Shqipërisë, u kanë bërë përshtypje italianëve, aq sa e kanë bërë pjesë të emisionit “Le Iene”.

Ata kanë dërguar gazetarin e tyre në fshatin Polis Sheh të Librazhdit, i cili ka komunikuar me familjarët e vajzës minorene.

Në një banesë modeste, familja ka treguar se si u lidh martesa në djep, të cilën e pranon edhe vetë vajza e vogël.

Fejesa është realizuar nga prindërit e të dyja palëve, por problemi qëndron në faktin se vajza Margarita është ende në moshë të vogël dhe një veprim i tillë nuk i lejohet ligjërisht.

Familja në fjalë jeton në kushte ekstreme varfërie.

Babai pyetet se përse e detyron të bijën të martohet me një njeri që nuk e do, ai thotë: “Vajza ime e do djalin. Ne nuk marrim para për këtë punë. Kështu e ka tradita në këtë zonë. Po presim të rritet dhe pak dhe pastaj do të martohet”.

Ai tregon ndër të tjera se edhe vetë është martuar në të njëjtën mënyrë dhe se arsyeja e vetme pse po e marton të bijën është për shkak se ka mbushur moshën dhe më pas mund të ngelë pa burrë. Tradita është më e fortë se ligji në këtë rast, i cili, siç shprehet edhe dhëndri i ardhshëm, Alfredi “nuk ka çfarë ti bëjë”.

Xhaxhai i saj është shprehur se është munduar ta ndalojë të vëllanë që të fejojë vajzën, por ai nuk e ka dëgjuar…

Dramat s’kanë fund, shokon Denada Toçe: Burri s’pranonte infertilitetin, e la gruan të flinte me vjehrrin…

Ndërkohë psikologia Denada Toçe, e cila ishte në fshatin Polis Sheh të Librazhdit, në familjen e Margaritës të premtuar për një 25-vjeçar, gjatë analizimit të këtij rasti, ka treguar për emisionin investigativ të Italia 1 edhe një histori shokuese nga realiteti shqiptar.

Ajo ka treguar për një vajze që e ka takuar 3 vjet me parë, e cila nuk mund të bënte fëmije me burrin, dhe ky i fundit, e lejoi të kryente marrëdhënie seksuale me babanë e tij, pra vajza me vjehrrin, për të kuptuar se kush e kishte problemin.

“Është një zgjedhje për familjen, e burrave që vendosin për familjen. Tre vjet më parë, takova një vajzë që ishte 20 vjeç dhe ajo ishte e martuar me një burrë që nuk mund të bënte fëmijë. Për të kuptuar nëse ai ishte problemi, nuk mund të shkonin tek një mjek, por vendosën që babai i burrit, pra vjehrri, të bënte seks me të, me vajzën”, tregon Denada Toçe.

“Pra burri në vend që të pranonte infertilitetin e tij ka preferuar që gruaja e tij të bënte seks me babanë e tij”, – thotë gazetari.

“Kjo është një gjë që ndodh në një shoqëri primitive, nuk është vetëm një gjë e izoluar në këto vende. Gruaja nuk mundet të ketë të njëjtat të drejta si një burrë”, thotë Denada më tej.

Rrëfimin e saj mund ta ndiqni në minutën 08:05 të videos.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. po shum jeni munduar deri ne ate fshat te librazhdit o LE LENE ka plote prifterinje pedofil ne itali merruni me shum me rastet tuaja ata nuk jane martuar kane perdorur nje zakon te vjeter per tu fejuar qe nuk duhet te ekzistoj po ta besh shembull si juve mendoj se eshte me e rende nje prifte pedofil se ky raste

    Përgjigju ↓