BOTA

Reagimet, pas sulmit të Tramp kundër ushtrisë së Bashar Al Asad, pro dhe kundër

11:15 - 07.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Sulmi me i bujshëm ushtarak i Donald Trump, që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhe duket se ka shkaktuar një “valë tronditjeje” në mbarë botën, shkruan “The Telegraph”.

Presidenti amerikan njoftoi mbrëmë vonë se kombet e civilizuara që t’i jepnin fund gjakderdhjes në Siri dhe konfirmoi se kishte urdhëruar sulme të drejtpërdrejta ajrore kundër një baze ajrore siriane.

“Sulmi që urdhërova ishte kundër bazës ajrore nga ku ishin nisur avionët që kryen sulmin kimik. Nuk ka dyshime se Siria ka përdorur armë kimike”, deklaroi Trump.

Marina amerikane ka goditur aeroportin ushtarak me 59 raketa “Tomahwk”, në orën 04:40 të mëngjesit, duke ngjallur reagime nga mbarë bota e cila duket se është ndarë në dy pjese, pro dhe kundër sulmit.

Britania

Qeveria britanike ka reaguar pothuajse menjëherë duke thënë se “mbështet plotësisht” këtë sulm të marinës amerikane.

“Ne besojmë se ishte një përgjigje e përshtatshme ndaj sulmit barbar me armë kimike nga regjimi sirian”, tha një zëdhënës i Kryeministres Teresa May.

Rusia

Rusia, mbështetja kryesore ushtarake e qeverisë së Bashar al-Asadit që nga shtatori i 2015-ës, ka thënë se sulmet ajrore mund të minojë përpjekjet për të luftuar kundër terrorizmit në Siri edhe Izraeli dhe rebelët sirianë e kanë mirëpritur sulmin.

Në një deklaratë zyrtare Kremlini ka dënuar ashpër sulmin e SHBA-së. Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin, e quajti “një akt agresioni kundër një kombi sovran”.

Polonia

Një zëdhënës i qeverisë e mbështeti sulmin, duke thënë se SHBA është garantues i paqes në botë.

Irani

“Irani dënon përdorimin e armëve kimike, por, në të njëjtën kohë, mendon se është e rrezikshme dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtarë ta përdorësh këtë si një justifikim për të ndërmarrë aksione”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit për ISNA.

“Irani e dënon sulmin e SHBA-së, pasi kjo vetëm sa forcon terroristët në Siri dhe do të ndërlikojë situatën në rajon”, shtoi zëdhënësi.

Turqia

Turqia ka reaguar disa ore pas ngjarjes duke thënë se sheh këtë sulm “pozitivisht” dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë qëndrim kundër “barbarizmit” të qeverisë siriane.

Zëvendëskryeministri turk, Numan Kurtulmus, i ka thënë televizionit turk “Fox TV” se Presidenti Bashar al-Assad duhet të dënohet plotësisht në arenën ndërkombëtare. Ai tha gjithashtu se procesi i paqes në Siri duhet të përshpejtohet.

Franca

Ministri i Jashtëm Jean Marc Ayrault tha se ishte informuar para se të niste sulmi. Përdorimi i armëve kimike është i tmerrshëm dhe duhet të ndëshkohet, pasi është krim lufte, ka thënë ai.

http://www.dailymotion.com/video/x5hic43_sulmi-i-shba-ne-siri-kunder-ushtrise_news


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.