KULTURË

Kinostudio “Shqipëria e Re” në formë kryqi

08:07 - 10.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Nga Besim TULA




Libri analitik “Kinostudio Shqiperia e Vjeter” (ose Aventura seminale e gjurmes) e prof.doc Gezim Qendro , sapo ka dale nga shtepia  botuese “Onufri”. Studiuesi i hyri rruges se gjate, pa paraardhes studimor per kete veper arkitekturore duke  e argumentuar me stilin e tij karakteristik, ku asgje te mos ngelet ne mes apo  gjysem-hije. Historia e arkitektures sone  me kete liber ka nje studim te plote rreth kesaj ndertese qe kishte prapa nje ideologji, nje mardhenie,nje diktat,nje estetike te kushtezuar.
Autori ngre pyetjen “…si mundej qe dy regjime totalitare, ai sovjetik dhe ai shqiptare, armiq te betuar te institucioneve fetare , te kishin ideuar ngritjen e nje “vepre te rendesishme pesevjecari” me planimetri ne forme kryqi,e cila prej shekujsh njihet si planimetria standard e ndertesave te kultit te krishtere…”. Ketu nis dhe ndjekja me perkushtimin sic e ka ne stilin Gezim Qendro, bollekun e  fakteve te cilat shtrihen ne nje rruge te gjate, qe nga projektuesit, ato qe e pranuan, ato qe e ndertuan  e deri tek ato qe e inauguruan.
Ne fund esteti Qendro e mbyll me nje harmoni midis dy kuptimeve qe kjo ndertese vizatonte, njeri i shenjte  dhe sherbente per pastrimin shpirteror apo shelbimin e njeriut dhe tjetra kryesorja e sistemit komunist  apoteozen e Njeriut te Ri me heronjte, sekretaret e partive apo puntori pa arsim te larte, por me nje inteligjence dhe humanizem te pa ane, i cili kishte fuqi tja “mblidhte” drejtorit apo  zevendesministrit burokrat.
Nje pjese me interes i librit dhe e trajtuar me mjeshtri dhe humor te holle eshte epilogu “Kujtesa si hapsire heterotopike”. Autori duke punuar ne kete institucion ka pare ne dy variante personazhet, si xhirohej dhe si ishin ne kohe te lire. Armiq ne film si ballist apo partizan, por qe ne pritje te xhirimit pinin kafe me njeri-tjetrin, sigurimsi me diversantin me mjeker te parruar qe rinin se bashku, oficer nazist  me nje komit te pavaresise qe diskutonin se bashku per futbollin dhe vendin qe do te zinte Ajaksi ne kampionatin e futbollit, ose Ismail Qemali kryeministri i pare I Shqiperise ( interpretuar nga Sander Prosi), shijonte ne qetesi diellin pranveror ne pritje te  dublit tjeter ne atelierin e ri etj. etj. absurditete per kohen. Kete liberalizem ne oborrin e kinostudios autori e deshiron te ishte dhe jashte ketyre mureve. Por a mund te behej nje gje tille kur diktatura e proletariatit shpiku vrasjen e armikut .
Idete  komuniste, se  te mirat materiale per shoqerine njerezore do te ishin per  te gjithe njelloj dhe parimi puno sa te kesh mundesi dhe merr sa te nevojiten, ne fillimet e saj genjeu mjaft njerez. Kjo doktrine shpiku dhe dy qenie parazitare: sekretarin e partise dhe kryetarin e bashkimeve profesionale, qe nuk punoni direct dhe merrnin page shume me te mire se ato qe punonin. Pastaj dihet se çfare pasojash do te binin mbi konceptin pune. Shume synonin te zene keto poste dhe aventura e vazhdon deri ne ditet tona.( 140 deputete , ku nje pjese prej tyre me dy jave greve ne vitet 90 si studente, nuk po dijne tu ndahen te mirave prej 27 vitesh), 15 ministra dhe  shume parti, per 2 milion e  teteqindmije banore.) Keto ide  ireale, qe autori i librit i cilesoi para shume vitesh me emrin  surealizmi socialist, do te prodhonin dhe figurat e saj drejtuese. Udheheqesi komunist ishte dicka midis zotit, beut dhe diktatorit. Kjo lloj krekosje do te ndjehej dhe ne arkitekture. Arkitektura staliniane ka vetite e saj.  Emrat e perdorur qe cilesojne arkitekturen e Bashkimit Sovjetik nga 1933 u klasifikuan si  stili imperial stalinian, klasicizmi stalinian dhe me tej gotiku stalinian deri ne 1955 kur Hrushovi  i çmobilizoi keto ndjesi. Gezimi Qendro hyne thelle duke analizuar vetite e arkitektures dhe gjithe simbolikave qe e shoqerojne.
Arkitekti Lavrov ishte projektuesi i kinostudios” Shqiperia e Re”, e cila ngjan me  katedralen e qytetit  Vilnius,ne Lituani. Kinostudio ka formen e kryqit dhe me e cuditshmja eshte se  ndertesa ka nje drejtim planimetrik qe nuk justifkohet nga asnje problem vendi, kushtesh te mjedisit apo struktures se tokes. U ndertua ne nje zone,ne dalje te Tiranes ku toka ishte me bollek. Kendi qe ajo ka me  rrugen nuk e justifikon. Atehere lind pyetja nga se eshte i varur ky drejtim? Mbas shume kerkimesh qe ka bere autori, zbulon se ky drejtim i pa arsyeshem, kishte nje arsye te madhe. Kendi po te zgjatet me mijera kilometra e ka piketakimin ne Moske. Ishte si nje fije shpirterore qe arkitekti Lavrov e projektoi  qe ndertesa te “lidhesh” me memen Rusi. Lavrov ishte nje arkitekt i njohur. Emrin e tij autori e gjen ne Enciklopedine e Madhe Sovjetike.
Nocioni “Gjurma mbi dyll” e cila nuk perkon aspak me “Vulen” eshte perdorur me vend nga Gezimi per te shpjeguar konceptet dhe pastaj dekorimet qe jane ne ndertese, si nje ngjashmeri me origjinalin kur ne fillesen e tyre  keto element jane perdorur nga greko-romaket, rilindja italiane, por me vone moren ngjyrim  te krishtere prej artit bizantin. Girlanda, gjethe lisi, terfili kater-fletesh, guaska, shatervani, kupola etj. qe dekorojne pjese te nderteses pershkruhen me kulture dhe me kompetence nga autori se çfare perfaqesojne.
A ju drejtua Stalini religjionit si ndihme konceptuale? Ne nje faze te caktuar po, pasi pat nevoje per mbeshtetjen e tyre. Kete autori  e shpjegon qarte. Per te “magjepsur” njerezit ai ju drejtua fese per rregullat e saj. Sigurisht me Leninin dhe Stalinin  rusia ne pamjen globale do te behej si nena e revolucionareve te botes, pavaresisht fillesave nga vende te tjera si Franca me socialiste utopiste franceze Saint-Simon, Charles Fourier, Etienne Cabet etj, apo Gjermania me Angline ku “Manifestin” e kesaj doktrine do ta formulonin Karl Marx dhe Friedrich Engels me 1848 . Asnjera nga keto nuk mund ti afrohej. Rusia do te behej nena e botes per sistemin e ri komunist. Dominimi, duke perfituar dhe nga sistemit religjioz, do te ishte zgjedhja me e mire per te shkuar tek ndergjegja e njeriut dhe per ta zoteruar ate. Industria ideologjike dhe kulturore  nene emrin e diktatures se proletariatit  do te perpunohej dhe shperndahej do te ishte e madhe. Ndikimi I Rusise mbi tere shtetet e krahut socialist do te ishte i padiskutueshem. Me kete liber historia e arkitektures ka nje veper te plote dhe serioze per kete veper te inuguruar ne vitin 1952 dhe kokuljes se udheheqesve tane te asaj kohe per te mos e kundershtuar asgje qe vinte nga Rusia meme.
Ajo ka qene foleja ku jane prodhuar filma, qe skenaret e tyre nuk lidheshin aspak me formen arkitekturoe qe kishte. Kjo kishe e maskuar do te kishte te gjithe pjeset qe kerkonin ritet,  qe nga shatervani ne oborr si burimi jetdhenes, shtatoret mbi pediment, kubeja e hyrjes me ndarjet e saj  si dhe afresket te zbatuara me temat e kohes. Njekohesisht ishte dhe ylli si pjese e tradites se simbologjise mesianike. Studimi I bere me pasionin e njeriut  qe nuk ndalon ne metrat e pare te labirintit  per te shkuar tek e verteta e pasuron me pasazhe ku ilustrohen qarte koncepte, metoda,rregulla te riteve fetare te cilat jane fshehur nen petkun ideologjik-komunist
Kur e shikon librin ne teresi veren se autorit i eshte dashur te cfletonte shume libra qe prodhonte ndertesa gjigande e ideologjise  komuniste sovjetike per te sulmuar njeriun  ne te gjitha pikat si ideologjike, politike, artistike, estetiketj ku asnje pjese e trurit te mos kishte boshllekun dyshues ku mund te zinte vend ideologjia borgjeze.
Pjesa besoj qe ka nje vlere te padiskutueshme eshte interesi i autorit, per te marre sa me shume informacione nga njerez qe per fat ende jetojne dhe biseda me to e ka ndihmuar per te arritur tek te verteta qe pasurojne librin. Ne sistemin e mbyllur qe kalonte ne periudhen e diktatures cdo veper arkitekturore, pjestare te grupit zbatues nuk mund te interesoheshin thelle, pasi mund te ngjallin dyshime, se perse interesohet ai? Keshtu qe ndonje ngjarje ruhej goje pas goje. Libri pervec dizajnit serioz te kopertines eshte shoqeruar me nje grup te madh fotosh  te cilat gallerojne leximin.
*Besim Tula, piktor


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.