AKTUALITET

Atentat me armë zjarri në autostradën Tiranë- Durrës

13:42 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti ku po udhëtonin dy persona. Policia thotë se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:30  ka ardhur një telefonate nga shtetasi E.M, i cili pretendon se është qëlluar  nga një person me motor.

Më datë 10.04.2017, rreth orës 21:30, tek nr. i emergjencave 112, ka ardhur një telefonat nga shtetasi E. M., i cili njoftim se në autostradën Tiranë-Durrës, një shtetas me motor ka qëlluar me armë zjarr Menjëherë janë nisur Shërbimet e Policisë të cilët kanë kontaktuar me shtetasin E. M., ku ka sqaruar se: Rreth orës 19:50, ka qenë duke hyrë për në servis me automjetin e tij tip “Porsche”, kur është afruar një shtetas me një motor papaq, i cili ka qëlluar në drejtim të tij dhe pasagjerit të automjetit shtetasit K. M., ku si pasojë është plagosur lehtë në dorë shtetasi E. M”, sqaron policia.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkllës së parë Tiranë, për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentative” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parasikuar nga Nenet 76-22 dhe 278 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.