Speciale

VIDEO/ “Lëre votën se për të japim jetën!”, degradon në sherr fizik “këshilli” në Vlorë

18:45 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Enrik MEHMETI

 

Ka degraduar sot në përplasje fizike, mbledhja e këshillit të qarkut të Vlorës ku është miratuar shkarkimi i kryetarit të këtij këshilli Sidrit Danaj. Këshilltarët e LSI-së nuk e kanë votuar propozimin e PS-së, ndërkohë që vetë Danaj është acaruar me komisionin e votimit për shkak se ka kontestuar 3 vota si të pavlefshme.

“Lër votën se për të po japim jetën. Mos e prek votën”, dëgjohet të thërrasë ai në mbledhje.

Përplasjet e ashpra u shënuan sot në mbledhjen e këshillit të Qarkut të Vlorës, pasi kryebashkiaku Leli propozoi shkarkimin e kreut të këtij këshilli.

GSH.al raporton se në fillim të mbledhjes, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli ka kërkuar ne ëmër të këshilltarëve socialistë, shtimin e një pikë tjetër në rendin e ditës: një mocion mosbesimi duke kërkuar shkarkimin e kryetarit të qarkut, i cili njihet si njeri i Koço Kokëdhimës.

Kjo ka sjellë replika fillimisht mes Sadrit Danajt dhe Dritan Lelit, e më pas, mes Danajt dhe këshilltarëve të tjerë socialistë. “Ke humbur besimin e Partisë Socialiste”, i ka thënë kryebashkiaku Sidrit Danajt.

Kryetari i qarkut ka qenë propozim i ish-deputetit të PS-së, Koço Kokëdhima.

REAGIMI I KESHILLTARIT TE LSI

Anëtari i LSI-së në Këshillin e Qarkut Vlorë z. Adi Sulçaj, ka reaguar pas vendimit të marrë nga Këshilli i Qarkut të Vlorës për Shkarkimin e Kryetarit të Këshillit z. Sadrit Danaj.

I pyetur nga mediat lidhur me vendimin e marrë dhe largimin e anëtarëve të LSI-së nga mbledhja e Këshillit të Qarkut të Vlorës, z. Sulçaj theksoi se grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka kërkuar që të njihet me materialin e paraqitur në mbledhjen e këshillit dhe se nuk mund të bëheshin pjesë e një procesi që cenon rregulloren e institucionit.

“Grupi i këshilltarëve të LSI-së ka kërkuar që të njihet me materialet për rendin e ditës. LSI nuk mund të bëhej pjesë e një procesi që cenon rregulloren e Këshillit të Qarkut dhe ligjshmërinë e procesit. Më shumë se sa emrat, rëndësi ka procesi dhe zbatimi i rregullores. Krahas kësaj, grupi i këshilltarëve të Partisë Socialiste nuk bëri asnjë konsultim paraprak me grupin tonë dhe propozimi për shkarkimin e Sadrit Danajt erdhi në mënyrë të beftë. Për këtë shkak, grupi i këshilltarëve të LSI-së në Këshillin e Qarkut të Vlorës kërkoi një pushim për t’u njohur me këtë propozim që nuk ishte pjesë e rendit të ditës dhe u përfshi në shkelje të procedurave. Kjo kërkesë e këshilltarëve tanë nuk u morë në konsideratë dhe grupi i Këshilltarëve të PS vazhdoi me shkarkimin e Kryetarit të Këshillit të Qarkut pa pritur rikthimin e LSI-së. Në këto kushte, grupi ynë nuk mund të bëhej pjesë e arrogancës dhe përfshirjes në një proces farsë”, – tha z. Sulçaj.

REAGIMI I KOÇO KOKEDHIMES

Qeveria zhvendoset në Vlorë, presion për shkarkimin e kryetarit të këshillit të Qarkut

Zyrtarë të qeverisë, deputetë dhe drejtues të PS-së në Vlorë janë mbledhur sot në qytetin bregdetar në përpjekjen për të shkarkuar nga detyra kryetarin e Këshillit të qarkut, Sadrit Danaj. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, deputetët Edmond Leka dhe Andrea Marto si dhe drejtuesit e degës së PS-së në Vlorë janë përfshirë prej dy ditësh në negociata të fshehta dhe presione të hapura psikologjike për të siguruar shumicën e votave në Këshillin e Qarkut që arrihet shkarkimi i Danajt nga posti.

Burime pranë këshillit të qarkut thanë se, për të siguruar votat, të deleguarit nga Tirana dhe bashkëpunëtorët e tyre në Vlorë, u kanë kërkuar anëtarëve të këshillit që të votojnë duke lënë shenja të dallueshme në fletët e votimit.

Kreu i Këshillit të Qarkut, Sadrit Danaj, prej disa muajsh është angazhuar në lëvizjen “Zgjidhja” të drejtuar nga z.Koço Kokëdhima, që kërkon hapjen, shumimin dhe modernizimin e partisë. Presioni ndaj Danajt me shkarkim nga detyra, me anë të votimit në këshillin e qarkut, vjen pas dhjetra shkarkimeve që janë bërë në muajt e shkuar ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve të lëvizjes “Zgjidhja”, apo kërcënimeve me vendin e punës, që janë denoncuar nga z.Kokëdhima si vepra të shëmtuara dhe që s’kanë të bëjnë me moralin dhe praktikën e PS-së.

GSH.al


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. … “Ke humbur besimin e Partisë Socialiste”! Por te pakten duhet te ndjehemi mire qe ekzston lsi-ja. Ajo nuk e ka problem per emrat, por per….. “procesin dhe zbatimin e rregullores”. KATANDISJE!

    Përgjigju ↓