AKTUALITET

Video/ Vajza e dehur merr përpara pikën e karburantit në Durrës, makina në flakë

14:20 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar dhe një 25-vjeçare pasi gjatë natës janë konstatuar duke kryer shkelje.




Granit Gjoka, banues në Durrës është arrestuar pasi, në rrugën “Aleksandër Goga”u kap nga Shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin tip KIA në gjendje të dehur.

Sadjona D., banuese në Durrës rreth orës 23:40,në autostradën Durrës–Tiranë, tek një karburant, duke drejtuar automjetin tip Benz ka humbur kontrollin e mjetit duke u futur brenda në karburant dhe më pas është përplasur me reklamat e tij.

Për pasojë është dëmtuar vetë e reja, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë testit të alkoolit rezultoi se S.Dervishi ishte në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: ”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, në ngarkim të Granit Gjoka. “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”dhe”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, në ngarkim të Sadjona D.



Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.