AKTUALITET

Video+Foto/Gjenden 128 kg kanabis, në tavanin e një banese në Dushaj të Bulqizës

14:17 - 11.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




28 thashë me kanabis sativa, e përpunuar 120 kg janë gjetur të fshehur në tavanin e një banese të braktisur në fshatin Dushaj, në njësinë Administrative Fushë-Bulqizë.

Policia ka bërë të ditur se pas marrjes së informacioneve në rrugë operative ka nisur kontrollin, ku ka zbuluar se në tavanin e banesës së braktisur në fshatin Dushaj kishte thasë të mbushur me lëndë narkotike, të përpunuar të dyshuar Cannabis Sativa.

Në pjesën e tavanit të banesës dykatëshe të braktisur u konstatuan dhe u sekuestruan 28 thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar, rreth 120 kilogramë Cannabis Sativa.

Specialistët për Narkotikët në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

 

NJOFTIMI I POLICISË
Sekuestrohen 28 thasë me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva e përpunuar, rreth 120 kilogramë.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Bulqizë.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë marrë informacion në rrugë operative  se në një banesë të braktisur në njësinë Administrative Fushë-Bulqizë, në fshatin Dushaj, mund të kishte të fshehur lëndë narkotike.
Mbi bazën e këtij operacioni  menjëherë shërbimet e policisë  së Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë organizuar  punën për kontrollin e banesës.

Si rezultat i kontrollit rezultoi se në tavanin e banesës së braktisur në fshatin Dushaj kishte thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar    të dyshuar Cannabis Sativa.

Menjëherë janë njoftuar  Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, si dhe grupi hetimor, ku nga kontrolli i imtësishëm i banesës rezultoi se:

Në  pjesën e tavanit të banesës  dykatëshe të braktisur u konstatuan dhe u sekuestruan 28 thasë të mbushur me lëndë narkotike të përpunuar, rreth 120 kilogramë Cannabis Sativa.

Specialistët për Narkotikët në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.