DOSSIER

Hapja e dosjeve të Sigurimit/ Gentjana Sula: Gjetëm 20 milionë faqe material në arkiva

18:55 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kur kanë kaluar rreth tre muaj që nga krijimi i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve, kjo drejtori po përballet me kërkesa të shumta nga individë dhe institucionet publike për të kërkuar material në lidhjen me të kaluarën e tyre komuniste.  Në një prononcim për Ora News, drejtorja Gentiana Sula, është shprehur se deri më tani janë gjendur 20 milion faqe nga arkivat komuniste. Më tej, Sula është shprehur se janë krijuar raporte të mira edhe me institucionet e vetingut, duke bërë verifikimin e figurave.  Rreth 3 persona në ditë paraqesin kërkesën e tyre në Autoritetin e Dosjeve për të kërkuar materiale nga ky institucion.

“ Çdo ditë kemi pasur 2-3 kërkesa nga familjarë, individë. Të gjitha kërkesat e individëve që deri tani i janë drejtuar institucionit tonë për çdo rast ne kemi gjetur material arkivor. Pra nuk është se çdo gjë është zhdukur. Nga ana tjetër kemi pasur kërkesa nga institucione, nga muzetë, nga Ministria e Kulturës që po ngre dhe projektin e Muzeut të Gjetheve dhe ne po japim materialet e para. Kemi ndërtuar raporte shumë të mira me institucionet e vetingut, duke bërë verifikimin e figurave konform të shkuarës në bazë të ligjit tonë. Kërkesat që vijnë nga institucionet publike kanë përparësi sepse kanë interes publik”, përfundon Gentjana Sula.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.