DOSSIER

Lenka Çuko: Si arrita ta vjel shpejt pambukun me të dyja duart….

22:07 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lenka Çuko ishte një ndër figurat qëndrore të pushtetit komunist gjatë diktaturës. Ishte anëtare e Byrosë Politike dhe e Komitetit Qendror të PPSH-së. Ajo erdhi në këtë post në vitin 1971 pas “suksesit në arat e pambukut” në Lushnje.

Falë këtij “suksesi” shoqja Lenka u emërua sekretare e parë e Komitetit të Partisë në Lushnje dhe më pas në vitin 1971 erdhi në Tiranë si anëtare e KQ dhe e Byrosë politike të PPSH-së.

Shkrimi që botohet më poshtë është marrë nga mediat e kohës dhe flet për nisjen e karrierës politike të shoqes Lenka në arat e pambukut, pasi kishte arritur me sukses të përvetësonte metodën e heroinës së punës socialiste në Azerbajxhan. Vjelja e pambukut me dy duar do të ishte zanafilla e shkëlqimit në karrierë të shoqes Lenka. Është një nga ato historitë që dëshmojnë se si injoranca sundoi Shqipërinë përmes metodave komuniste të propagandës si kjo e “vjeljes me dy duar të pambukut”.

Lenka vazhdon e shijon investimin e saj fillestar në fushat e Lushnjes, sepse merr pension special pasi dekoratat e kohës së diktaturës ia njeh edhe qeverisja aktuale. Ndërkohë fëmijët e saj janë të suksesshëm si ajo. Dhëndri i Lenkës, ka pak javë që është emëruar ambasador nga qeveria Rama. Me siguri edhe familjarët e tjerë të saj janë po kaq të akomoduar në qeverinë e socialistëve. Ndaj dhe për Lenkën ia ka vlejtur të lodhej për të mësuar tek revista “Kolkoziani Sovjetik”, se si vilej me dy duar pambuku…

Koopertavistja e dalluar Lenka Çuko vjel 80 kg pambuk në ditë

Kooperativistja e dalluar Lenka Çuko, e kooperativës bujqësore të Fierit Ri në rrethin e Lushnjes, ishte nga të parat që vuri në zbatim këtë vit metodën e përparuar sovjetike të dy herë heroinës së punës socialiste, Bastia Birova, në vjeljen e shpejtë të pambukut me të dyja duart.

Këtë metodë, Lenka e mësoi në revistën “Kolkoziani Sovjetik”. Ditën e parë të vjeljes ajo nga 25 kg, pambuk që e kishte normën ditore, arriti të vjelë 32 kg. Ajo i kushtoi një kujdes më të madh gjatë vjeljes dhe ndarjes së prodhimit në kualitete të ndryshme: kështu ajo bëri përparëse me xhepa për të ndarë prodhimin dhe për të zgjedhur kualitetin e parë dhe të dytë.

Herën e parë, tregon Lenka Çuko, me ngjajti e vështirë vjelja e shpejtë, pasi për të mbledhur shumë pambuk duhej të mos shikonja përparësen, por të mësonja duart që prodhimi të shkonte në xhepin e caktuar. Dhe unë u mundova që të mos shikonja në xhep dhe të tejkaloja normën sa më shumë. Brenda nji jave duke vjelë çdo ditë dilte sipas metodës së Baslla Bagirovës, Lenka arriti të vjelë nga 25 kg. që e kishte normën ditore 45 kg, pambuk.

Por ajo nuk qëndroi me kaq ajo u mundua që të arrijë deri në 60 kg pambuk brenda 8-orëshit, edhe këtij qëllimi, kooperativistja Lenka Çuko ia arriti me sukses.

Me ardhjen e kolkozianës së shquar të Azerbajxhanit, dy herë heroinë e punës socialiste, shoqja Basila Bagirova, Lenka Çuko u interesua shumë për të mësuar teknikën e vjeljes së mikeshës sovjetike. Këshillat e Bastila Bagirovës i vlejtën shumë kooperativës së dalluar të Fierit të Ri.

Ajo pasi vuri kujdes që të përvetësonte teknikën e shpejtë të  pambukut, ka arritur të vjelë gjer sot 80 kg pambuk në ditë. Sa herë që të bisedosh me Lenkën për BS ajo shpreh dashurinë e pakufishme që ndjen për BS (Bashkimin Sovjetik) dhe për Stalinin e madh, të cilët e ndihmojnë bujarisht popullin tonë për ndërtimin e bazave të socializmit.

Lenka mëson dhe kooperativistet e tjera për të vjelë pambuk me dy duart. Ajo është angazhuar me rastin e muajit të miqësisë Shqiptaro-Sovjetike dhe për nder të dhjetë vjetorit të Partisë sonë heroike që të arrijë të vjelë 1 kv pambuk në ditë./27.al


Shfaq Komentet (3)

Leave a Reply to Lion Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Turp kush tallet me punen e ndershme!Pambuk paska mbledhur! Po cfare duhej te bente? T’i binte pianos ne Lushnje?Jane raste te mira ato kur ngrihesh shkalle-shkalle dhe aq me teper ne pune partie apo pune me njerezit! Ka pasur shkolle partie, cfare duhej te kishte me shume. Kurse tani nuk ka shkolle partie ama majen e partise dhe te shtetit te gjithe e kerkojne: madje edhe ata qe sapo kane mbaruar kolegjin. Le me analistet qe te gjithe mendojne se dine me shume se ate qe kane thirrur per ta pyetur…

    Përgjigju ↓
  2. Te godasesh femijet e Lenkes se ajo zanafillen e saj e ka nisur si puntore e thjeshte, tregon nivelin shume te ulet te artikullshkruesit.

    Përgjigju ↓