AKTUALITET

Video/Policia e Sarandës ndjek makinat, vihen në pranga 2 persona

09:37 - 12.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vihen në pranga në  flagrancë dy shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë (njëri prej tyre shtetas grek).

Gjithashtu ka sekuestruar 17 kg lëndë narkotike e dyshuar për Cannabis Sattiva.

Përkatësisht  Agron Prenga, 26 vjeç, Mariglen Hysenaj, 24 vjeç, banues në Sarandë.

Policia e Sarandës, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se në qytet po qarkullonin 2 automjete filloi menjëherë ndjekjen e këtyre mjeteve derisa u bë i mundur bllokimi i tyre në lagjen nr.1 Sarandë.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin tip Benz-ML me targë AA 371 ML, u konstatua një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 17 kg e dyshuar Cannabis Sattiva, 16 pako, të futura në një çantë sportive në bagazhin e këtij mjeti.

Në këte mjet, policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Mariglen Hysenaj, si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin K.L., 29 vjeç.

Gjithashtu, në mjetin tjetër tip Benz C-Clas, me targë AA 109 IL, policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e këtij mjeti, shtetasin Agron Prenga, si dhe ka shpallur në kërkim pasagjerin tjetër në këtë mjet, shtetasin grek A.E., 31 vjeç, .

Nga hetimet e kryera, dyshohet se autorët kishin për qëllim destinacionin e lëndës narkotike drejt shtetit Grek.

Po punohet për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.