Speciale

FOTOT/ Kullë e dytë 133 metra e lartë përballë PD, zbardhet vendimi i Ramës

22:15 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nën drejtimin e Edi Ramës, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi sot planin e përgjithshëm vendor të Tiranës i cili mes të tjerave parashikon një kullë buzë Unazës, në bulevardin “Bajram Curri”. Godina 133.8 metra e lartë do të pozicionohet mes qendrës tregtare “ETC” dhe parkut të lodrave për fëmijë “7 xhuxhat”. GSH.al sjell detaje të projektit të kullës, e cila do të quhet “Downtown Albania” dhe do të jetë përballë ish-godinës së SHQUP-it, sot selia e Partisë Demokratike.

Kjo është kulla e dytë e miratuar sot, e para ishte ajo pranë “15-katëshit” në sheshin “Skënderbej”. (fotot KETU)

VENDIMI

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Polifunksionale DTA (DownTown Albania)”, me vendndodhje në Bulevardin “Bajram Curri”, me zhvillues “DT1” sh.p.k.

PERSHKRIMI I KONCEPTIT URBANISTIK DHE PROJEKTIT ARKITEKTONIK

Kulla Downtown Albania me pozicionin e saj strategjik ne Tirane pergjate bulevardit “Bajram Curri” ka potencialin per t’u bere nje landmark fantastik per qytetin. Duke qene ndertesa me e larte e Shqiperise dhe me katet, qe ndryshojne ne volumetri krijon nje pamje impresionuese. Kjo godine do te jete e dukshme nga sheshi “Skenderbej” dhe me tej.

Natyra e dizajnit eshte e bazuar ne siluetin e territorit te Shqiperise dhe morfologjise se saj. Lartesia e kulles arrin 133.8 m dhe do spikase ne siluetin e qytetit. Kati perdhe perbehet prej hapesires komerciale dhe hyrjeve te vecuara per zyrat dhe banimin. Zyrat do te kene hyrje te shoqeruar me holl prites nga bulevardi Bajram Curri. Banesat do te kene hyrje te shoqeruar me holl prites nga ana veri-lindore e objektit. Kulla do te kete funksione te ndara ne vertikalitet i quajtur ndryshe “Burger”.

Kjo shperndarje funksionon duke patur funksione te ndryshme te ndara sipas kateve ku 2912 m2 te kateve te para do sherbejne si hapesira komerciale. Ne katet qe vijojne do te jene te lokalizuara ambjentet e zyrave me nje siperfaqe prej 21840 m2. Ne katet e siperme per te ofruar pamjet me te mira nga lartesia e kulles jane pozicionuar banimet me nje siperfaqe rreth 26208 m2.

Parkimi do te jete nentoke dhe me akses nga bulevardi Bajram Curri i cili do te mbuloje rreth 394 vende parkimi.

 

RAPORT

LEJE ZHVILLIMI PËR OBJEKTIN: “GODINË POLIFUNKSIONALE DTA

(DOWNTOWN ALBANIA) NË BULEVARDIN “BAJRAM CURRI”, ME

SUBJEKT ZHVILLUES “DOWN TOWN 1” SH.P.K

Studio projektuese “DEA Studio” ka aplikuar në Sistemin E-Leje për pajisje me Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë Polifunksionale DTA (DOWNTOWN ALBANIA) në bulevardin “Bajram Curri”, për shqyrtim në KKT.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), si sekretariat teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit, në përputhje me Ligjin Nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar, dhe VKM-në Nr. 725 datë 02.09.2015 “Për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit”, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin teknik dhe ligjor, ka konstatuar se statusi i aplikimi është si më poshtë:

aplikimi bën pjesë në rastet kompetencë të Këshillit Kombëtar të Territorit, sipas nenit 19 pikës sh) objektet mbi 9 kate; të nenit 19 të VKM-së Nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar;

– në përputhje me kushtet e përcaktuara në nenin 15, të Vendimit Nr. 408, datë 13.05.2015 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit”, i ndryshuar, dokumentacioni i aplikuar nëpërmjet sistemit është i plotë;

në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në zbatim të pikës 12, të Urdhrit të Kryeministrit Nr. 143 datë 03.11.2015 “Për ngritjen dhe funksionimin e strukturave përgjegjëse për bashkërendimin e punës me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit (AZHT)”, AZHT ka realizuar korrespondencë me Bashkinë Tiranë e cila është shprehur si më

poshtë në lidhje me kërkesën për leje ndërtimi për objektin “Godinë Polifunksionale DTA (DOËNTOËN ALBANIA) në bulevardin “Bajram Curri”.

Bashkia Tiranë, e cila sipas shkresës nr.864/1 Prot., shprehet se:

…në vlerësim të vizionit dhe principeve të parashikuara në planin proces miratimi pranë KKT-së, ju informojmë se, propozimi nuk është në kundërshtim me parimet e zhvillimit për këtë zonë.

Në përfundim, AZHT ju bën me dije se procedurat administrative/ligjore për këtë objekt do të vijohen nga Bashkia Tiranë, sipas përcaktimeve dhe rregullave të parashikuara në

dispozitat e Ligjit Nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, në përputhje me marrëveshjen përkatëse për delegim kompetencash, bashkëlidhur Vendimit të KKT-së.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.