Kryesore

Luan Rama i kërkon dorëheqjen Edi Ramës, e krahason me Musolinin: Ikim në greminë

14:28 - 14.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nënkryetari i LSI, Luan Rama ka artikuluar sot disa akuza të forta ndaj kryeministrit Rama. Duke ironizuar qëndrimin e Ramës karshi zgjedhjeve, që është i vendosur të ecë përpara edhe pa opozitën ose parti të tjera, Rama ka bërë një paralelizëm me Benito Musolinin.

Gjeni më poshtë disa prej konstatimeve në Konventën e sotme të LSI. Praktikisht, Luan Rama i kërkon Edi Ramës të lerë postin e kryeministrit në emër të zgjidhjes së krizës.

PJESE NGA FJALA E LUAN RAMES

– “Praktikisht kemi përpara kriza evidente: krizë mospjesëmarrjeje, krizë Presidenti, krizë përfaqësimi”.

– “Benito Musolini kishte një slogan: “Ne jemi të vendosur të shkojmë gjithnjë përpara”. Ata që janë marrë me studimin e historisë së totalitarizmit pohojnë se dështimi erdhi sepse nuk u bë asnjëherë pyetja: Mirë të vendosur të shkojmë gjithnjë përpara, po në kthesa?!”

“Konsekuenca e verbër të çon në greminë. Mazhoranca jonë e ka detyrim, e ka përgjegjësi politike, edhe kushtetuese gjithashtu, të bëjë të gjitha përpjekjet për të mos lejuar që vendi të shkojë në drejtime të panjohura, të pakontrolluara dhe me pasoja të paparashikueshme”

– “Opozita e ka maksimalizuar kërkesën e vet. Kjo është e drejta e saj. Ajo kërkon qeveri teknike, por në thelb kupton dhe artikulon një qeveri pa Edi Ramën. Pra, një qeveri tjetër e së majtës mund të ishte një zgjidhje kompromisi. Edi Rama mund ta “shkelë” statutin e PS-së që përcakton Kryeministër kryetarin, pikërisht në emër të Kushtetutës që kërkon qeveri të shumicës si shprehje të vullnetit të shumicës që pa LSI-në nuk do të ishte dot e tillë”

Çfarë sakrilegji mund të jetë një qeveri tjetër e së njëjtës shumicë që të gjenerojë besim se zgjedhjet do të jenë më në fund realisht të ndershme, të drejta e të barabarta, përfundimisht të pakontestuara më në fund në Shqipërinë e vitit 2017, anëtare e NATO-s dhe aspirante për në BE”

– “Vendi ka nevojë për zgjedhje, zgjedhjet kanë nevojë për zgjidhje. Zgjidhjet i ofrojnë udhëheqësit, jo udhëmbyllësit”.

GSH.al


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Akuzat e artikulura sote nga nenkryetari i LSI, z.Luan Rama, jane kembore qe bien per te marre masa urgjente kryemistri Rama, pasi keto akuza jane artikuluar cdo dite nga partite opzitare, nga Blushi, dhe te gjithe populli qe vazhdon protesten 24 oreshe ne bulevard prej dy muajsh, per nje qeveri teknike, shtyrja e zgjedhjeve, ne menyre qe vendi te mos shkoje drejt desabilizimit.

    Përgjigju ↓