BOTA

Koreja e Veriut – Peniani gati për “sulm nuklear” demonstron forcën

12:19 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Koreja e Veriut ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuar të mos ndërmarrin veprime provokative në rajon, pasi kundërpërgjigja do të jetë me sulme nukleare.

Këto komente vijnë në një kohë kur vendi feston 105-vjetorin e lindjes së presidentit themelues, Kim Il-sung.

Ushtarë, tanke dhe të tjera mjete ushtarake parakaluan në Penian, në një shfaqje të fuqisë, e cila ka ngjallur spekulime se lideri aktual, Kim Jong-un, mund të urdhërojë një tjetër test nuklear.

Edhe zyrtarë të ushtrisë koreano-veriore paralajmërojnë se vendi është i përgatitur t’i përgjigjet luftës me luftë.

Në ekspozim për herë të parë, ishin edhe raketa balistike nënujore, të cilat mund të zhvillohen më tej për të strehuar koka bërthamore raketash që mund të arrijnë shënjestrat e tyre përqark botës.

Mes shqetësimeve se shteti po i përafrohet prodhimit të suksesshëm të një arsenali nuklear, parada ishte një mundësi që lideri Kim Jong-un të shfaqte kapacitetet aktuale ushtarake.

Eventi bëri të qartë rëndësinë e programit nuklear të shtetit për ambiciet e të ardhmes, teksa koreano-veriorët vijojnë të shpërfillin presionin në rritje nga Shtetet e Bashkuara për të braktisur këtë program të armëve bërthamore.

Koreja e Veriut ka kryer 5 teste nukleare dhe një seri hedhje raketash. Ekspertët dhe zyrtarët qeveritarë besojnë se vendi po punon për të zhvilluar raketa që mund të mbërrijnë pikërisht në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë, Kina, e vetmja aleate e Koresë së Veriut, i trembet një konflikti të mundshëm që mund të çojë edhe në rrëzimin e regjimit dhe në probleme kufitare.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Eshte e drejte e ligjshme e popullit korean qe te vendos lirshem per te sotmen dhe te ardhmen e tij. Kush kercenon apo cenon At’memedheun e këtij populli trim, kam bindjen e plote se do te merr pergjigjen e merituar. Mos te harrohet, se synimet e imperialisteve të vitit 1950 ndaj sovranitetit korean, jane po ato qe po shperfaqen sot, nga imperialistet amerikan.
    Kam bindjen se populli trim korean nuk do te lakojë kurrizin përball, jo vetem te ketyre kercenimeve, por as nese ato shndërrohen ne veprime agresive!

    Përgjigju ↓