EKONOMI

Veliaj: “Investojmë njësoj, si në qendër edhe në periferi; Tirana po ecën me marshin e pestë”

15:30 - 15.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Rreth 300 nxënësit që studiojnë në Shkollën e Bashkuar në Verri të Shëngjergjit do të kenë shumë   shpejt   mjedise   më   të   mira   sportive

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti   i PS, Xhemal  Qefalia,   inspektoi   punimet   që po  realizohen   për   ambientet   e reja sportive   në   këtë   shkollë,   ku   theksoi   se   Bashkia   e   Tiranës   ka   si   prioritet   të   sajin   edhe investimet në zonat rurale.

“Edhe pse është fundjavë pashke, dhe ju uroj të gjithëve gëzuar, për Bashkinë e Tiranës koha ikën aq shpejt, sa duhet të shfrytëzojmë edhe ditët pushimit. Po nxitojmë të mbyllim brenda afatit një mujor të gjitha punimet në tre fushat e reja që kemi këtu në Shëngjergj. Besojmë se engjëjt e Tiranës, me talentin e tyre, janë të vlefshëm për qytetin dhe për vendin tonë. Kjo do të thotë se 300 fëmijët që studiojnë në këtë shkollë meritojnë të kenë të gjitha kushtet, të njëjtat terrene me cilësi, siç i kanë shkollat në ish Bllok, brenda Unazës së Tiranës apo edhe ato të rejat që po bëjmë në zona të tjera”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se ky është një standard që respektohet njësoj si në qendër të Tiranës, ashtu edhe në Shëngjergj, një nga njësitë më të thella të kryeqytetit.

“Në një vit e gjysmë punë i kemi dhënë Tiranës, jo vetëm të njëjtën shpejtësi, por edhe të njëjtën cilësi, duke bërë balancimin e investimeve, që askush të mos ndihet i disavantazhuar që u bë pjesë e Bashkisë së madhe të Tiranës.

Ai deklaroi se falë investimeve për shtimin e terreneve sportive dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore, brenda një viti rinia është kthyer drejt sportit dhe aktiviteteve kulturore.

Duke siguruar qytetarët se Bashkia e Tiranës do të vijojë me të njëjtin ritëm investimesh deri në fund të mandatit, Veliaj nënvizoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit edhe me pushtetin qendror, si e vetmja   garanci për transformimin e kryeqytetit. “Do të vazhdojmë me këtë frymë deri në fund të mandatit. Njerëzit duhet të kuptojnë se fati i investimeve të bashkisë është  i lidhur me atë të  qeverisë. Ndaj, në datën  18 qershor  do  vazhdojmë në  të njëjtin drejtim, me Edi Ramën kryeministër dhe me PS-në në krye të punëve të vendit. Ndërsa ne sigurohemi që çdo ditë bëjmë nga një punë konkrete për Tiranën sepse është garancia e vetme se si transformohet i gjithë qyteti”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Deputeti i PS, Xhemal Qefalia falenderuar Bashkinë e Tiranës për kujdesin që po tregon për zonat më të largëta, duke theksuar se me anë të këtyre investimeve po u krijon mundësi të rinjve që të ndihen njësojë si bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë. “Bashkia po vrapon; dje ishim në kufi me Krujën, sot jemi në një ekstrem tjetër të Tiranës në kufi me Librazhdin dhe Elbasanin. Kjo është një gjë shumë e mirë dhe doja t’ju përcillja falenderimet e prindërve të 300 nxënësve, të cilët e falenderojnë Bashkinë e Tiranës, që më në fund edhe ata do të jenë njëlloj si bashkëmoshatarët e tyre në qendër. Një kompleks sportiv që do t’iu shërbejë jo vetëm për edukimin fizik, por edhe për edukimin e përgjithshëm të tyre”, tha deputeti Qefalia.

Krijimi   i  hapësirave  të   reja  sportive  në   shkollën   e   Mesme  Verri  parashikon  ndërtimin  e ambiente të reja sportive: një fushë futbolli e shtruar me tapet, një fushë basketbolli, një fushë volejbolli,   si   dhe   ndërtimin   e   dy   pistave,   njëra   për   vrap   dhe   tjetra   për   kërcim   së   gjati.

Gjithashtu, projekti parashikon dhe ndërtimin e një këndi gjimnastikor për ushtrime të forcës fizike, si dhe ambiente të reja sanitare për nxënësit dhe mësues


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.