POLITIKË

Komentuesi shfrenon gojën dhe e shan, Rama: Dil që këtu se…

14:57 - 16.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ftuar ndjekësit në rrjetet sociale të zgjedhin sipas tij muzikën e luftës “për Shqipërinë që duam”. Por të shumta kanë qenë komentet, të cilave ai edhe u është përgjigjur, teksa fjala luftë ka ngacmuar komentuesit.

Ndërkohë që njëri prej tyre është treguar më i papërmbajtshëm, ndërsa është shprehur i irrituar dhe me fjalë banale ndaj kryeministrit. Mirëpo, nga ana tjetër, Rama nuk ka qëndruar indiferent.

Postimi i Ramës:

ZGJIDHNI MUZIKËN E LUFTËS PËR SH❤IPËRINË QË DUAM

Na jepni një mendje për këngën që do na shoqërojë në rrugëtimin drejt fitores së 18 qershorit. Mes propozuesve të këngës fituese do të hidhet një short në ERTV dhe kush fiton do marrë të firmosur një bluzë të dedikuar, nga lojtari i tij apo i saj i zemrës në Champions
I dyti do marrë bluzën e autorit të golit të parë në Finalen e Champions këtë vit
Dhe i treti do marrë një bluzë të fushatës të firmosur nga unë dhe skuadra e re e deputetëve socialistë të qytetit të tij😀❤🌹
Ndërsa i katërti do marrë një kravatë timen për ngushëllim😜❤
Të tjerët që kanë zgjedhur këngën fituese do marrin bluzën e fushatës me firmën time😀❤
Dhe gjithë pjesëmarrësit do marrin byzylykun plastik të fushatës😍

KOMENTI DHE REPLIKA

E po populli aty ka mendjen qe te japim mendim per muzik ju keni vu ne terezi pare keni ba po keshtu talli me popullin. Doni me jau q… nanen me muzik. Hajde shtet hajde mendim prej adoleahenti ….!!!

Rama: Arben, ti nuk je as populli as një mbështetës i luftës sonë për Shqipërinë që duam, kështu që s’ke çfarë kërkon në këtë faqe, prandaj dil që këtu se ke hyrë krejt gabim dhe shko aty ku ta tolerojnë këtë fjalor mejhanesh! Vetëm një këshillë merre me vete po deshe: Mësoje edukatën për vete sepse rrugaçëria në fjalor është shumë e dëmshme për shëndetin!

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.