Kryesore

Droga drejt Italisë/ “Shkrihet” Policia e Portit Durrës, 18 zyrtarë të arrestuar, emrat

08:46 - 17.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas kapjes së një kamioni me  drogë në Itali, drogës kaluar nga Durrësi, por edhe drogës kaluar nga Qafë Thana, Prokuroria për Krime të Rënda ka “shkrirë” Stacionin e Policisë se Portit Durrës.

Burime të Prokurorisë kanë dhënë detaje nga arrestimet e kryera në Policinë e Portit Durrës, si edhe në doganat e Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës. Numri i të arrestuar ka shkuar në 18, ndërsa janë bërë të ditur edhe emrat.

Një ditë më parë, burime të GSH.al thanë se në Doganën e Durrësit janë arrestuar mbi 10 doganierë dhe policë të Antidrogës. Ndërsa sot kanë dalë emrat e tyre.

 Deklarata e Prokurorisë

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, është urdhëruar arrestimi i një numri të lartë personash, ndër të cilët 10 punonjësh policie në Portin e Durrësit, përfshirë edhe shefin e stacionit policor, si edhe 8 doganierë të Qafë-Thanës, Durrësit e Tiranës, të dyshuar se kanë siguruar kushtet për kalimin e dy ngarkesave të ndryshme, me peshë totale 10 ton kanabis sativa nga Shqipëria në Itali, në shkurt dhe mars 2017.

Për të gjithë këta persona, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se kanë konsumuar elementët e veprës penale të ”Trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim. Për këtë arsye, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurimit „arrest me burg”, të cilat u zbatuan nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme, si edhe Policisë së Shtetit, për zbatim.

Ky hetim përfshin dy episode:

Rasti i parë, i ndodhur në datën 05.02.2017, kur në Itali u kap një kamion me 8 ton drogë, e cila kishte hyrë në Shqipëri nga Maqedonia nëpërmjet pikës doganore Qafë-Thanë dhe ka dalë nga pika e kalimit kufitar në portin e Durrësit. Për këtë rast, para pak javësh u arrestuan edhe 4 punonjës policie të Qafë-Thanës.

Rasti i dytë ka ndodhur në datën 24.03.2017, kur në Itali u kap një kamion me shofer shqiptar,  me rreth 2.2 ton kanabis në bord.

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të informacioneve të siguruara nga autoritetet italiane për kapjen e këtyre ngarkesave me lëndë narkotike, ka nisur hetimet, nga ku janë siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e zyrtarëve policorë dhe doganorë në trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas të dhënave të deritanishme hetimore, Prokuroria vlerëson se, bazuar në veprimet e punonjësve të policisë kufitare, të doganës dhe të agjentëve doganor, Qafë Thanë, si edhe atyre të Portit Durrës, Doganës Durrës dhe Doganës Tiranë, ekziston një formë e organizuar bashkëpunimi mes tyre për të realizuar kalimin e automjeteve kamion të mbushur me lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.

Të dyshuarit e këtij hetimi janë të përfshirë në njërin ose në të dy episodet, të cilat janë pjesë e të njëjtit procedim penal.

Në bazë të veprimeve të deritanishme hetimore për këtë rast, me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasit:

Ymer Blloshmi, doganier, përgjegjës turni, Qafë-Thanë

Iliras Malja, doganier pranimi/verifikimi, Qafë-Thanë

Maliq Kadilli, agjent doganor, Qafë-Thanë

Kastriot Topulli, agjent doganor, Qafë-Thanë

Gëzim Dervishi, specialist në Policinë e Portit Durrës

Mexhit Xhixha, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Roland Metani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Agron Kapllani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Gentian Selmani, specialist, struktura anti-drogë, Policia e Portit Durrës

Medi Demiri, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

Fatmir Plaku, kontrollor, Policia e Portit, Durrës

Julian Doraci, Shef i Stacionit Policor, Porti Durrës

Edmond Luzi, doganier eksporti, Porti Durrës

Ylli Vogli, doganier peshore, Dogana Vorë (Tiranë)

Vladimir Ziu, doganier regjimi, Dogana Vorë (Tiranë)

Erald Kulla, agjent doganor, Dogana Vorë (Tiranë)

Behar Sula, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës

Nezir Bardhoshi, kontrollor hyrje-dalje, Policia e Portit, Durrës


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Eshte per te ardhur keq, te tjeret fitojne milionat, arrestohet Agjenti Doganor e Doganieri i regjimevene Tirane.. Ne doganen Tirane nuk ka scaner .. si mund te identifikohet Droga ?? Agjensite Doganore nuk mund te bejne kontrollin e ngarkesesn ne mjet..Cbeni kshtu??? Ju po shkaterroni njerez te pafaj.

    Përgjigju ↓