Intervista

Flet djali i Agim Arapit: Babai nuk njihej fare nga dëmtimet, ka vdekur nga sulmi barbar

08:00 - 18.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ndonëse jetonte larg dhe nuk e priste vdekjen e babait te tij, djali i Agim Arapit është nisur me njëherë nga Italia për në Shqipëri me brengen e madhe për fatkeqësinë që i kishte ndodhur .

Ndonëse policia ka dalë në përfundimin se Agim Arapi ndërroi jetë si pasojë e problemeve që kishte me zemrën, djali i viktimës pasi ka parë kufomën është shprehur se i ati ishte transformuar totalisht në fytyrë nga plagët që kishte marrë pas sulmit barbar. Ai pohon se Arapi ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve që i kanë dhënë dy vëllezërit dhe Jurgen Kurti.

Unë jetoj në Itali. Nuk isha në dijeni të këtij konflikti. U habita kur më njoftuan se babi kishte ndërruar jetë, pasi ishte sulmuar nga këta persona. U nisa me urgjencë nga Italia. Kur erdha këtu, çfarë të shikoja, babai nuk njihej fare nga dëmtimet dhe plagët që kishte marrë në fytyrë. Ai kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale tetë muaj më parë, por nuk ka ndërruar jetë nga zemra, për këtë të jenë të sigurt. Ai ka vdekur si pasojë e dëmtimeve që ka marrë nga sulmi barbar. Nuk di çfarë të them. Ajo që kërkoj tani nga drejtësia është të dënohen maksimalisht përgjegjësit e kësaj vrasjeje, me qëllim t’i vënë gishtin kokës dhe të mos e përsërisin këtë që bënë me babain tim te persona të tjerë. Nga sekuencat filmike që kanë xhiruar kamerat e sigurisë duket qartë se ka qëlluar edhe Jurgeni me një mjet të fortë. Policia duhet t’i shikojë këto sekuenca filmike dhe ta arrestojnë edhe atë, pasi po bredh nëpër qytet sikur të mos ketë ndodhur asgjë”, u shpreh Dervis Arapi.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.