Kryesore

10 drejtues të PD-së ‘zbarkojnë’ në Kavajë, Boçi: Ftesë derë më derë për protestë

14:06 - 19.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Valentina MADANI

Opozita nuk ka si qëllim që të pengojë zgjedhjet në Kavajë, por t’u bëjë ftesa derë më derë qytetarëve të Kavajës që të protestojnë kundër zgjedhjes së mëkëmbësit të Elvis Roshit më 7 maj. Për këtë qëllim një grup prej afro 10 deputetesh kanë zbarkuar në Kavajë dhe do të qëndrojnë çdo ditë deri ditën e 7 majit, kur do të mbahet protesta për bojkotin e zgjedhjeve për Bashkinë e Kavajës. Grupi i deputetëve përbëhet nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani; nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho si dhe deputetët Luçiano Boçi, Flamur Noka, Florion Mima etj.

Njëri prej tyre, deputeti i qarkut të Elbasanit, anëtari i Këshillit Kombëtar dhe kreu i departamentit për arsimin në PD, z.Luçiano Boçi konfirmoi dje për “Gazeta Shqiptare” se takimet e para kanë nisur me strukturat e degës në qytet, ndërkohë që në ditët në vijim do të shkohet në çdo fshat dhe zonë të Kavajës për të marrë kontaktet me banorët që të dalin dhe protestojnë më 7 maj kundër lidhjeve të politikës me krimin, gjë e cila u pa qartë pikërisht me ish-kryebashkiakun e tyre, Elvis Roshi. Z.Boçi bën të ditur se qëllimi i këtyre takimeve nga qendra në bazë janë ftesat për qytetarët që të dalin dhe të protestojnë ditën e zgjedhjeve dhe jo pengimi i zgjedhjeve. “Po, është e vërtetë që një grup deputetësh të PD-së kemi shkuar në Kavajë dhe do të qëndrojmë atje në mënyrë të vazhdueshme deri në datën e zgjedhjeve. Fillimisht takuam strukturat e partisë atje, të cilat janë të gjendje shumë aktive. Gjatë mbledhjes së kryesisë së degës u ra dakord që njerëzve t’u bëhen ftesa për të protestuar kundër kopjes së Elvis Roshit në qytetin e tyre, që të mos zgjedhin mëkëmbësin e tij në Kavajë, por të protestojnë paqësisht. Ne nuk do të krijojmë pengesa, por po ftojmë sa më shumë njerëz që t’i bashkohen protestës që kemi lajmëruar më datën 7 maj në qytetin e Kavajës. Takimet do të zhvillohen në çdo zonë të Kavajës, me qëllim që protesta jonë të ketë mbështetje sa më të gjerë.

Kemi besim se protesta e 7 majit do të jetë masive, pasi populli i Kavajës nuk e do krimin në pushtet, por do që të jenë vetë qytetarët, ata që do të kenë pushtetin e tyre”, deklaroi për “GSH”, z.Luçiano Boçi. Kurse deputeti tjetër i PD-së, Aldo Bumci tha se: Në Kavajë në 7 maj nuk do të ketë zgjidhje. Opozita ka thirrur një protestë të madhe. Ju do ta shikoni në ditët në vijim, nuk mund të ketë zgjedhje në një qytet që u kthye në simbol të promovimit të krimit. Ambasadori amerikan i kërkoi mos kandidonte Elvis Roshin”.

Në datën 10 prill, 27 parti të koalicionit opozitar rikonfirmuan qëndrimin e tyre për të mos marrë pjesë në zgjedhje derisa në vend të krijohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Por, përpara 18 qershorit, në 7 maj ka zgjedhje për kryebashkiakun e Kavajës, një proces ku opozita jo vetëm nuk do të marrë pjesë, por ka lajmëruar mbajtjen e një proteste në Kavajë ditën e zgjedhjeve, e cila në kushtet aktuale mund të konsiderohet edhe si një provë gjenerale për zgjedhjet e 18 qershorit. “Një protestë të madhe kombëtare për të pamundësuar me forcën e bashkimit, përmes një lëvizjeje popullore paqësore dhe demokratike, zgjedhjet fasadë të diktuara nga krimi”, tha Basha.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Leter e Hapur!
    Pjeses opozitare te Shqiperise.
    Perfaqesuesit te saj Lulzim Basha.

    Me te drejte cadra eshte kthyer ne simbolin e shpreses se atyre shqiptareve qe para gjithckaje duan me ne fund nje Republike te Re.
    Durimit te shqiptareve me te abuzuarit te politikaneve me pushtetin i ka ardhe fundi.Kjo situate nuk eshte as me shume e as me pak gjendja jone.Zhgenjimi i madh ,devijimet, mashtrimet,
    kane bere masen e gjere e jo me pak intelektualet e ndershem dyshues.
    Ajo qe ndan te bardhen nga e zeza eshte qeveria teknike jo me perfaqesues partish,por me teknicente ,intelejktual me integritet e te paanshem,per te zhbere kodin zgjedhor te deritashem, ligjet e vetingut dhe administrimin e zgjedhjeve.
    Jashte qeverise teknike nuk ka me zgjedhje ne Shqiperi.
    Por kjo qeveri teknike e perkohshme dhe te gjitha qeverite tash e tutje duhet te firmosin nje kontrate me popullin.Pa kete kontrate nuk do qeveriset me!
    Ka ardhur koha qe subjektet politike te mbajne pergjegjesi juridike si persona juridik.
    Pa nje kontrate publike nuk ka me administrim te pushtetit ekzekutiv ne Shqiperi!
    Basha duhet pergezuar se dha ze por edhe per kurajen se diti te qendroje besnik asaj cka proklamoi deri tani.
    Me qadren ai nuk i perket me partise se vjeter e te rrenuar demokratike,por shpreses se shqiptareve qe me ne fund vendi do i mbyll pergjithnje porten pushtetit te ofiqeve,te shperdorimeve,te kolapsit ekonomik financiar e zbatimit te nje drejtesie jo mjet goditje te njeanshme,por si nje revolucion i vertete te pushtetit te drejtesise.
    Basha duhet te dale me nje projekt gjithperfshires te nje shteti e politike te re,te pakapur ,konkuruese ,zhvilluese,integruese qe ne themel ve interesin me te larte te vendit te tij dhe bashkpunimit reciprok ,jo skllaverues te vendeve te tjera.
    Duhet te perkrahim kete embrion qe te mos degradoje, te rritet e shendetshme,gjithnje nen mbikqyrjen e repte te opinionit publik pale ne kete kontrate per nje Republike te Re!
    Urime dhe ecje te shendetshme te gjithe atyre qe po kontribuojne
    per keto themele.
    Mirenjohje e perkrahje pa rezerva Zotit Basha!
    Kujdes shikimin qe te mos ta turbullojne e vjetra!

    Përgjigju ↓