BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ PAPARACI – Mirëserdhe shoku kryetar! Lajla politikania trendi

16:00 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim: PAPARACI/ Mirëserdhe shoku kryetar! Lajla  politikania trendi





Mirëserdhe shoku kryetar!
Janë habitur të gjithë kur kanë parë ish-kryeministrin Fatos Nano në nisjen e sesionit të ri parlamentar. Me të nisur seanca e parë plenare, në rrugën hyrëse të Kuvendit të Shqipërisë është dukur deputeti Nano, pas gjashtë muajsh mungesë. Pa hyrë ende në sallë ai është përballur me praninë e gazetarëve, por edhe të deputetëve me rradhë. Në këtë foto, Nanos i është drejtuar për ta takuar deputeti Qemal Minxhozi, duke i uruar mirëseardhjen ndërkohë që gjatë gjithë kohës, ish-kryeministri shoqërohej nga truproja e tij.


Majko: Të trashegohesh  princ
Pandeli Majko është shumë i dhënë pas jetës së pinjollit të mbretit Leka Zogu, e kohët e fundit nuk kishte si t’i shpëtonte një detaj shumë i rëndësishëm të lidhjes së princit me Elian vajzën simpatike të Yllka Mujos. E në një situatë të tillë Pandeliu nuk mund t’ia lejonte vetes që të mos i bënte një urim me gjithë zemër Princit Leka; “U trashëgofsh e me bukë të ëmbël ishallah”. Dhe Princi si gjithmonë është dashamirës ne të gjithë, e për më tepër kur bëhet fjalë për një urim, që askush nuk e kthen mbrapsht.


Dekorimi i Lesit dhe batuta e Rakipit
Ish-botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikollë Lesi shtroi një drekë për nder të dekorimit të tij nga presidenti Topi me “Medaljen e Mirënjohjes”. Përsa kohë ishte kreu i shtetit, në tryezat e gazetarëve mbizotëronte qetësia dhe serioziteti. Por, kjo deri në një moment të caktuar. Botuesi i gazetës “Albania”, Ylli Rakipi dhe u ngrit në këmbë për një dolli, e cila në fund rezultoi një dolli e dyfishtë. “Kjo dekorata që ti merr sot Nikollë, ka nisur të formësohet që kur “ne” të dërguam Blerim Çelën tek gazeta, në vitin ’94. Pastaj, gazeta t’u dogj dhe aty filloi të merrte formë dekorata. Ti dekoratën e meriton, por mund ta meritojnë dhe të tjerë. Ja, këtu mes nesh është edhe Mero për shembull. Pra mendoj se shumë dekorata të tjera do të kemi në vazhdim. Ndaj unë mendoj ta ngremë këtë dolli për atë që i jep dekoratat, por edhe për shkaktarin e dekoratave”, tha Rakipi duke aluduar për kryeministrin Berisha. Batuta e tij shkaktoi të qeshurat e të gjithëve.


Lajla politikania trendi
Është një nga politikanet më aktive e cila merr pjesë në aktivitete të ndryshme që zhvillohen në kryeqytet dhe jashtë tij dhe kjo e bën të ketë njohje me shumë njerëz. Një prej arsyeve që Lajla bie në sy është edhe mënyra e veshjes, shumë trendy dhe me kombinim ngjyrash. Ja tek e shohim në një foto me studentë të shumtë me rastin e “Mbylljes së Ratifikimit të MSA-së”. E rrethuan të gjithë Lajlën, duke realizuar shumë foto për t’i patur kujtim. E kombinuar në ngjyrë portokalli, Lajla nuk ia ka prishur askujt qejfin.
Ky shkrim u botua më 24 janar 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.