Show-Bizz

Fejohet Shpat Kasapi: Ju rrëfej vajzën që më ka rrëmbyer zemrën

08:36 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gerilina KODHELI

 

Pjesëmarrja në “Your Face Sound Familiar” e ka rikthyer në qendër të vëmendjes Shpat Kasapin, i cili na ka zbuluar jo vetëm talentin e tij për të imituar artistë të tjerë, por edhe disa surpriza nga jeta private. Këngëtari, që konsiderohet si një nga djemtë më joshës në trojet shqiptare, ka gjetur sërish dashurinë, e jo vetëm kaq… Një foto e tij e publikuar në rrjetet sociale, ku shihet pranë një bukurosheje bionde, ngriti dyshimet se çifti kishte shpallur edhe fejesën, meqë vajza mbante në dorë një unazë që simbolizon pikërisht këtë status. Dhe skeptikët mbi këtë fakt, 30-vjeçari nga Shkupi i bindi duke shkruar përkrah fotos “surprizë”… Megjithatë, sa e vërtetë është fejesa dhe kush është vajza që ka arritur të rrëmbejë zemrën e këngëtarit simpatik? Shpati është rrëfyer për “VIP Pages” të “GSH”, duke zbuluar jo vetëm detajet e lidhjes, por edhe se cila është zonjusha misterioze, e cila në foto shfaqet pjesërisht. “Është një marrëdhënie e re. Në fakt, ne njihemi prej shumë kohësh, por vetëm tani gjërat ndryshuan, pas ardhjes sime në Shqipëri”, – ka treguar këngëtari. I pyetur mbi identitetin e vajzës që tashmë ka në krah, Shpat Kasapi tregon: “Ajo është nga Shqipëria, nga një qytet të cilin për momentin nuk dua ta them. Nuk është e famshme, megjithatë ndoshta në të ardhmen do ta zbulojë edhe fytyrën e saj. Por jo tani, më vonë do të na shihni bashkë”. Artisti rrëfen më tej, se pranë të fejuarës së re ndihet shumë i lumtur, e natyrisht edhe i dashuruar. Por, pavarësisht propozimit dhe unazës që tashmë e fejuara e Shpatit mban në gisht, këngëtari ka konfirmuar se ende nuk e kanë zhvilluar ceremoninë e fejesës. Sigurisht, angazhimi i këngëtarit në “Your Face Sound Familiar” ia bën paksa të vështirë të gjejë kohën. Megjithatë, dita kur familjen e artistit dhe të vajzës në fjalë do t’i shohim bashkë nuk do të jetë e largët. Kjo do të ishte hera e dytë që këngëtari nga Shkupi fejohet. Pas një lidhjeje 6-vjeçare me modelen Afërdita Dreshaj, me të cilën edhe u fejua, këngëtari ka qëndruar për disa kohë vetëm, derisa u shfaq në publik përkrah një vajze bionde. Por, siç u raportua në media, marrëdhënia e tyre nuk përfundoi në mënyrën më civile, sidomos pas akuzave të vajzës në fjalë, e cila nuk i kurseu fyerjet për këngëtarin dhe akuzat për familjen e tij. Kjo lidhje e re duket në rrugën e duhur për këngëtarin, i cili shprehet mjaft optimist e, natyrisht, edhe i dashuruar. A do të kemi së afërmi një martesë? Kjo mbetet për t’u parë. Ajo që mund të themi me siguri aktualisht është fakti se këngëtari dhe e fejuara e re po shijojnë marrëdhënien e tyre në Tiranë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.