EKONOMI

Letra/ 1 mijë të verbër, ultimatum Olta Xhaçkës: Ngujohemi para ministrisë tënde!

17:19 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Menjëherë pas protestës së sotme para Kuvendit, të verbërit i kanë drejtuar një letër ministres së MSR, Olta Xhaçka ku e paralajmërojnë se do të ngujohen me ditë të tëra para institucionit që ajo drejton.

Ata kërkojnë rritje të pagës për personat me aftësi të kufizuar.

Të verbërit protestuan para parlamentit për premtimet e pambajtura nga qeveria. Protestës së tyre ju bashkua edhe analisti Fatos Lubonja.

“Qeveria e majtë nuk mendon për ju dhe të varfrit po për të pasuruar një grusht njerëzish që vetëm pasurohen ndërsa populli vetëm varfërohet. Mbështes çdo kërkesë tuajën dhe protestën tuaj”, tha Lubonja.

Kreu i shoqatës, Sinan Tafaj tha se ata kanë 3 vjet që presin nga qeveria të mbajë premtimet që s’u realizuan kurrë.

“Të drejtat tona përmes ndryshimeve ligjore të qeverisë i ka marrë në dorë biznesi i OJQ. Paritë në prag fushate duhet të deklarojnë se nuk do ta cënojnë pagesën e aftësisë së kufizuar që jipet”, tha Tafaj.

Ai shtoi se ata kërkojnë borxhin që u kanë shkaktuar qeveritë që në 10 vite nuk indekson pagat në përputhje me nivelin e inflacionit.

“Prej 10 vitesh qeveritë nuk ka rritur asnjë lek pagesat e PAK.

Nuk do të lejojmë askënd që të flasë në emrin tonë dhe të rriten e të pasurohen si plesht në kurrin tonë”, tha Tafaj.

Qindra persona të verbër ishin sot në protestën para parlamentit.

“Sytë na i ka marrë fatkeqësia kurse zërin na e ka marrë qeveria duke falsifikuar konventën e OKB për të favorizuar ojq që i ka krijuar vetë. Duam të na rritet pagesa e paaftësisë me 10%. Qeveria po kërkon të na përcaj për të mos protestuar. E vetmja që ka ndryshuar për mire veyëm korrektësia në pagesa. Qeveria na ka përjashtuar shoqatën e të verbërve nga këshilli kombëtar i PAK dhe ka emëruar një përson që i ka dhënë postevtë larta shtetërore që të flasë mirë për qeverinë. Rama të na heqë cibanët dhe morrat (OJQ) që po na pijnë gjakun. Ne nuk votojmë ngjyrat dhe partitë se nuk i shohim ngjyrat”, deklaroi ai para protestuesve.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.