Tech

Mentor Kikia: Në djall koalicioni e zgjedhjet, këta po na vrasin!

15:26 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Në një kohë që në vend njerëzit janë të përqendruar ne krizën politike ne vend për zgjedhjet, koalicionet, opozitën dhe maxhorancën, gazetari Mentor Kikia kërkon më shumë vëmendje në ushqimet që konsumojmë përditë si dhe ilaçet që na rekomandojnë mjekët. Këto janë shqetësimet kryesore për te cilën duhet patur kujdes dhe t’i kushtojmë me shume kohë se asgjë tjetër

Sipas tij, i konsultuar edhe me specialistë të fushave përkatëse, sëmundjet kancerogjene janë rritur për shkak të prodhimeve OMGJ që konsumojmë.

STATUSI

Në djall koalicioni e zgjedhjet, këta po na vrasin!

Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet(përdorimi pa kriter që bëhet si nga vetë njerëzit ashtu dhe me rekomandim mjeku) dhe ushqimet.

Bisedova me një mik, pedagog i veterinarisë. Më renditi rreziqet që vijnë nga mishi i kafshëve që rriten me hormone. Më foli për produktet blegtorale që prodhohen nga qumështi pluhur. Më foli për kosin e “lopës” me qumësht pluhur. Më foli për djathin e “deles” e të “dhisë” që bëhen me qumësht pluhur dhe aromatizues artificialë. Më foli për rrezikun e sallameve që bëhen me 3-4 fishin e kimikateve për ti zgjatur jetën sallamit.

Bisedova me një tjetër njeri, ekspert i sigurisë ushqimore dhe më foli për miellin që përdoret për bukë, me nivel proteine shumë të ulët. Më foli për bukën e “zezë’ që nxihet vetëm nga solucione kimike dhe shitet si bio. Më foli edhe për verën, një shishe e të cilës kushton sa një kg rrush, që prodhohet me ujë, alkool dhe ngjyrues artificial.

Pastaj edhe domatet me hormone që piqen për 24 orë, kastraveci që rritet për 48 orë, shalqinj që peshon 15 kg e qe mban aromë kungulli…

Lexova edhe fjalimin e djeshëm te Albin Kurtit në parlamentin e Kosovës, që fliste fiks për të njëjtat gjëra. Që akuzonte një grup tregtarësh vrasës që importonin krundet e Serbisë e i shesin për miell buke në tregun e Kosovës dhe Shqipërisë. Që fliste për prodhuesit e bulmetit që nuk ua blejnë qumështin fermerëve, por produktet i bëjnë me qumësht pluhur…

Mjeku që takova këtë mëngjes më tha se këta jo po e vrasin popullin, por po i ndryshojnë edhe genin me këto që po i fusin në trup.

Por ku flitet për këto probleme? Kush ngre zërin? Askush. Të gjithë flasin për politikë. Të gjithë e kanë mendjen tek koalicioni. Po na vrasin o njerëz, po na shkatërrojnë organizimin, po na deformojnë fëmijët fizikisht dhe mendërisht.

Në djall vraftë koalicioni dhe zgjedhjet, këta po na vrasin. Ndërsa ata që i prodhojnë dhe na i shesin këto produkte, së bashku me ata që duhet ti kontrollojnë, fëmijët e tyre i kanë në Vjenë, në lagjen e oligarkisë shqiptare.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.