Publikuar : 20/04/2017

“Pse ike nga Shqipëria dhe nuk bëre burg?”, Ismail Kadare rrëfen prapaskenat pasi u cilësua tradhtar

Bej share
Tags

Shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, ka dhënë një intervistë për median rumune “news.ro” ku ka folur mbi çështjen për të cilën ai është vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes, për atë që u cilësua “skandal” e ai u shpall “tradhtar”.

Kadare tregon se vendosi të bëjë diçka ndryshe, pasi të bërit burg ishte shndërruar në diçka të zakonshme në kohën e komunizmit, e për ata që mbesnin jashtë, i burgosuri brenda nuk sillte asnjë përfitim.

Ai e përshkruan vendimin e tij si një veprim sensacional, ku ai do të kishte mundësinë të luante një rol.

“Kur lashë Shqipërinë, bëra një llogari të ftohtë: ekzistonte një lëvizje intelektuale që priste diçka dhe unë duhej të bëja pak zhurmë. Lashë vendin, bëra një deklaratë publike, që është e njohur për të gjithë. Ishte një skandal, u shpalla dezertor, tradhtar. Ditën që lashë vendin, në orën 6 në mbrëmje njerëzit dëgjuan deklaratën time në “Zërin e Amerikës”. “Pse nuk bëre burg”, më thonë. Ishte e thjeshtë të shkoje në burg, por a do të kishte kuptim? Shumë pak. Ndërsa ky ishte një veprim sensacional, unë luaja një rol. Burgu në diktaturën komuniste ishte një gjë pa rëndësi. Me mijëra u u burgosën dhe nuk pati asnjë rezultat”, është shprehur shkrimtari Kadare. /Shuplaka/

                                                                                                                                                           

3 Komente
  1. Tomor Labi thotë:

    Pse nuk u arratise si te tjeret me not a me barke a me kembe me resiqe e frike por i hope avionit me gjih gruan dh3 vajzat si me ene minister dhe tash thua u arratisa ti u largove me lejet e qeverise dhe partise se ndryshe nuk merje vize qe te tjeret nuk e mernin kurre

  2. Tironci thotë:

    Labo 100/00 Prozent te jap te drejt ,pse ne qe ikem me fishekun mas koke kujt i plasi or Molo ,qe ke qen klysh i Dulles dhe hipokrit or njeri i paskrupullt ,tani kur Sal loku i zhduku dosjet na tregon persekutimin apo trimerin ,burgu ne ate kohe donte byth molo .

  3. Ky njeri eshte simboli i se keqes, i mosmirenjohjes, i pafytyres…

    Ishte i vetmi individ qe dilte jashte shtetit pa Dytesin nga pas,

    Ishte i Vetmi individ qe firmosi kontrat parash, ne emer te tij, per Filmin Gjenerali, kur askush tjeter nuk e bnete dot, pa qene zyrtar.

    Ishte i vetmi individ qe mbrohej direkt nga Enver Hoxha…

    Te cilin e shan sot e kesaj dite sikur te kete qene kunder Tij!

    Tani ska turp e deklaron se “te hyje ne burg ishte kote!”, por “te ikje per ne Paris, Familiarisht- askush tjeter, as Mehmet Shehu, nuk lejohej te dilte familiarisht jashte shtetit- ishte gjest kunder!

    Ky njeri qe e quante Gjergj Fishten shkrimtar shoven…
    Ky qe e mbrojti Enverin edhe pas vdekjes, ne Le Monde, por sot ngjiret te na bind neve,,,jo Neve jo, por ata te Nobelit!, se ka qene kunder Enverit!

Shkruaj nje koment

Kalo te paneli