EKONOMI

Skandali me licencën për dializën, pezullohet drejtori i Fondit të Sigurimeve

11:25 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor është përfshirë nga një tjetër skandal.

Kështu, Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra drejtorin e këtij fondi, Erjon Manahasa, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Burime nga prokuroria kanë bërë të ditur se Manahasa ka dhënë licencë një spitali për hemodializën, ndërsa në garë ka qenë edhe një tjetër spital.

Pikërisht përfaqësuesit e këtij spitali kanë bërë denoncim në polici dhe gjatë hetimeve ka rezultuar se drejtori Erjon Manohasa nuk ka zbatuar procedurat e duhura.

Ky i fundit është përfaqësues i PDIU-së në qeveri. Erjon Manahasa e ka marrë detyrën në tetor të 2016, duke zëvendësuar Vjollca Brahon e cila është bërë zëvendësministre.

Përpara se të vendosej drejtor i Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor, ai ka mbajtur postin e drejtorit për politikat e punësimit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Vetem ne Shqiperi ndodh nje gje e tille ne vitin 2017. Prandaj duhet te implementohet sa me pare Vetingu qe keta prokuror dhe gjykates te KORRUPTUAR mos te flasin me ne emer te popullit tone. Ideja ketu eshte shume e qarte “Mos cenimi i MONOPOLIT”. Per te ruajtur ket pozicion eshte krejt e lexueshme pasi Klodushi i Amerikanin (vetem amerikan nuk eshte por nje rrefugjat turk) ka paguar pak euro (se shquhet per rryshfete dhe ndera), ka fute ne loje prokurorine dhe te gjitha institucionet e Rilindjes qe asnje pacient te mos sherohet ne vend tjeter.

    Përgjigju ↓