BOTA

Vuçiç kundër Ramës e Thaçit: Shqiptarët i lus dy herë, mos flisni më për bashkim!

16:17 - 20.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u ka bërë thirrje politikanëve shqiptarë që të mos dalin në publik me deklarata për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve në një shtet, nëse procesi i integrimit evropian ngec.

“Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”, – tha Vuçiç në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Çfarë tha Rama

“Bashkimi Europian do të përballet me një makth në qoftë se nuk e lejon Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit në bllok”, – ka thënë kryeministri i Shqipërisë.

Shqipëria është një kandidate zyrtare për anëtarësim në BE, por procesi është ngadalësuar nga shkatërrimi i bllokut dhe shtetet anëtare që nuk duan të lejojnë vende të reja në Bashkimin 28 anëtarësh.

Kryeministri Edi Rama, një mik i vetëdeklaruar i Tony Blair, ka deklaruar se Ballkani mund të “çmendet” në qoftë se roli i tyre në Evropë nuk është vlerësuar, shkruan Express.co.uk.

Ai paralajmëroi bllokun se kthimi prapa i ofertës së saj të anëtarësimit mund të bëjë kërdi në kontinent, duke thënë se “alternativa do të ishte një makth për njerëzit dhe vendet e Evropës”.

“Ka një mungesë të të kuptuarit ose mungesa e vizionit për të kuptuar se ky rajon ka nevojë për Evropën, por edhe Evropa ka nevojë për rajonin, për një Evropë të sigurt dhe të mbrojtur. Si mund të jetë i sigurt Bashkimi Evropian nëse Ballkani do të çmendet? Si mundet Bashkimi Evropian të lejojë në zemrën e vet një zonë gri, ku aktorët e tjerë mund të kenë një ndikim më të madh se vetë BE-ja? Kjo është e pakuptimtë në aspektin e sigurisë dhe aspektin e ruajtjen”, shprehet Rama.

I pyetur nëse do të bëjë një bashkim me Kosovën në mënyrë të njëanshme, Rama është përgjigjur: “Jo, sepse mënyra e vetme për të ruajtur paqen në Ballkan është që shtegu drejt BE-së të jetë i hapur, që perspektiva të jetë e qartë dhe që ndjenjat karshi BE-së të jenë pozitive”.

“Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin”, ka thënë Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se bashkimi me Kosovën nuk është dëshira e tij, por një alternativë ndaj mbylljes së dyerve nga Bashkimi Europian.

Deklaratat e Ramës vijnë pasi Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker paralajmëroi jostabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Juncker tha muajin e kaluar për nënpresidentin amerikan Mike Pence: “Nëse ne i lëmë vet këto vende – Bosnje-Hercegovina, Republika Srpska, Maqedoninë, Shqipërinë, të gjitha ato vende – ne do të kemi luftë përsëri.

Çfarë tha Thaçi

“Nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”, – ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Reagimi i tij, pason deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë se bashkimi i Shqipërisë me Kosovën nuk mund të përjashtohet nëse perspektiva për anëtarësimin e Ballkanit në BE venitet.

Bashkimi Evropian, aktualisht as në raport me Kosovën dhe as me Ballkanin Perëndimor, nuk ka as vizion dhe as lidership për integrimin apo zgjerim me përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Thaçi.

Këtë vonesë, këtë ngurtësi, e këtë jovizion për Ballkanin Perëndimor, për fat të keq janë duke e shfrytëzuar ideologji dhe vende joevropiane dhe të frymës dhe vizionit jo euroatlantik”, ka theksuar ai.

Natyrisht që qytetarët e Kosovës janë të frustruar me Bashkimin Evropian, me ngurtësinë e tyre, me bllokadën e tyre dhe padrejtësinë dhe ndëshkimin që po u bëhet qytetarëve të Kosovës për procesin e liberalizimit të vizave, sepse Kosova ka përmbyllur të gjitha kriteret e nevojshme dhe të domosdoshme dhe krejtësisht me të padrejtë e ka vënë edhe çështjen e demarkacionit”, ka thënë tutje presidenti i Kosovës.

Natyrisht, atë që e kam thënë edhe në vitin 2013 e them edhe tani, nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme për t’u integruar pastaj tutje në familjen evropiane”, është shprehur Thaçi.

Ditë më herët, në një intervistë për “Politico”, Edi Rama ka paralajmëruar se “Evropa mund të përballet me një makth” nëse vendet e Ballkanit “çmenden” si pasojë e nxjerrjes së zgjerimit jashtë agjendës së BE-së.

Ai në plan të parë e ka vënë bashkimin e shqiptarëve në kuadër të integrimit të tyre në Bashkimin Evropian. Por, nëse kjo rrugë pamundësohet, ai ka paralajmëruar edhe mënyra tjera.

Askush nuk do të shohë drejt unioneve më të vogla. Të gjithë duan që të bashkohen në Unionin e madh. Por nëse nuk ka shpresë, nuk ka perspektivë dhe nuk ka hapësirë, atëherë bashkimet e vogla mund të ndodhin”, ka thënë Rama.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i kishte cilësuar si populiste deklaratat e homologut të tij nga Tirana, Edi Rama.

Në një intervistë për “KTV”, ai është shprehur se Kosova nuk synon bashkim tjetër veç BE-së.

Ne nuk e kemi orientimin që të bëjmë bashkime tjera, përveç Bashkimit Evropian. Edhe nëse s’na pranojnë për dere, do të hyjmë për dritareje”, ka theksuar ai. (Rel)


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Nuk eshte demokratike te mbash dy qendrime te kunderta per te njejtat probleme, ose per probleme te ngjajshme. Vuçiç eshte shqetesuar sepse u tha qe trojet shqiptare nese…. edhe mund te bashkohen. Ne te vertete trojet shqiptare jane te bashkuar, kjo fale parimeve demokratike euroatlantike, sot ne shkojme tek njeri tjetri, bejme biseda, tregeti, shkojme pa siklet mga nje kufi tek tjetri etj. Te gjithe e dime qe para vitit nentedhjete kufijte mes shqiptareve te komanduar nga shtetet keqdashese nuk lejonin te takoheshin shqiptaret me shqiptaret, vellai, motra, prinderit me njeresit e tyre, besoj e mbani mend. Tash le te vijme tek shqetesimi i Vuçiçit dhe i BE-se, kete shqetesim dua te me japin pergjigje si VuLiçrat dhe BE-ja, Pyetja: Para disa javesh Vuçiçi, tha se do te rikrijoje Jugosllavine duke e shtuar edhe me perfshirjen e Shqiperise, Pse nuk u shqetesua askush? Pse BE-ja nuk foli, pse Vuçiçrave nuk u terhiqet veshi kur duan te rikriojne jugosllavine e madhe?. I veme pike muhabetit: Shqiptaret do ti bashkojne trojet e tyre, pa lufte, pa sherre, pa djallezi, por me urtesi sepse eshte nje popull qe prej tij jane krijuar te tjeret. Sorkadhja 21.04.17

    Përgjigju ↓