SPORT

“Bobi” përzien kartat, presion mbi titullarët para sfidës ndaj Teutës

11:14 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Partizani është në kulmin e përgatitjeve për ndeshjen me Teutën, ku të dielën fitorja konsiderohet rezultati i vetëm i pranueshëm për të kuqtë. Seanca e djeshme e ka qenë kryesisht e karakterit tekniko-taktik, ku është zhvilluar edhe një ndeshje kontrolli brenda grupit. Trajneri Starova ka qenë shumë kërkues ndaj të tijve dhe ka punuar që lojtarët të mos përsërisin gabimet që u vërejtën në ndeshjen e fundit të Shkodër.

Efikasiteti në finalizimin e aksioneve dhe rritja e përqendrimit në fazën mbrojtëse kanë qenë kërkesat kryesore të “Bobit” ndaj të tijve. Ndonëse mbrojtja e nxori në pozicion jashtë loje sulmuesin e Vllaznisë, mbulimi duhej të kishte qenë më perfekt, pasi nga mënyrë se si u realizua, shikohej një mefshtësi në zonë në momentin e goditjes standarde.

Trajneri ka kërkuar që sulmuesit të jenë më të qetë në finalizimin e aksioneve, kërkesë e cila kryesisht bie mbi golashënuesin më të mirë të ekipit, Kaleb Ekuban, i cili në Shkodër shpërdori dy mundësi të pastra shënimi në pjesën e parë.

Trajneri Starova dje i ka përzier kartat në ndeshjen e kontrollit, pasi formacioni që piketohet si titullar kishte ndryshme të mëdha, kryesisht në mbrojtje. Mbetet për të parë nëse kjo ka qenë një strategji e “Bobit”, apo një metodë presioni mbi titullarët, duke dhënë mesazhin se te Partizani nuk ka të pazëvendësueshëm.

Por nuk përjashtohet edhe mundësia që në ndeshjen e kontrollit trajneri të ketë vënë përballë titullarët e mundshëm të mbrojtjes, Fejzullahu, Krasniqi, Malota, Kalari ndaj sulmit. Përveç katër mbrojtësve tek ekipi i dytë ndodhej edhe Vila, që është i pezulluar për Teutën, por edhe zv.kapiteni Idriz Batha. Për momentin, formacioni mbetet në fazën eksperimentale. /PanoramaSport/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.