AKTUALITET

Emri/ Arrestohet një 31-vjeçare në Korçë, vodhi një varëse floriri

13:53 - 21.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vodhi një varesë floriri, por tashmë i duhet të përballet me drejtësinë. 31-vjeçarja, Blerta Sinani është vënë në prangat e policisë së Korçës, pasi dyshohet se ka vjedhur një varëse floriri në banesën e marrë në përdorim nga shtetasi G.L, 78 vjeç, banues në Selanik-Greqi, tek e cila kjo shtetase punonte si pastruese.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të  shtetases :

Blerta Serani, 31 vjeçe, banuese në Korçë.

Arrestimi i saj u bë pasi dyshohet se kjo shtetase në lagjen nr 6 në Korçë, ka vjedhur një varëse floriri në banesën e marrë në përdorim nga shtetasi G.L, 78 vjeç, banues në Selanik-Greqi, tek e cila kjo shtetase punonte si pastruese.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.